• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 12 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Covid -19 / Anulohet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Në komunikatën për media të Këshillit Drejtues të Seminarit, është bërë e ditur se një pjesë e drejtuesve të Seminarit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe një pjesë tjetër është në vetizolim, duke pritur rezultatet e testeve. Për këtë arsye, Këshilli Drejtues, në pajtim me bashkëdrejtorinë e Tiranës, kanë marrë vendim që edicioni i 39-të i Seminarit për Gjuhën, Letërsisë dhe Kulturën Shqiptare të anulohet.

28/10/2020
| Aktuale, Kulturë, Rajon

Ruajtja e vazhdimësisë dhe insistimi që të shpaloset puna njëvjeçare e studiuesve të Albanologjisë ishin dy prej arsyeve kryesore që organizatorët e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare insistonin për mbajtjen e edicionit të sivjetmë. Caktuan edhe datat, 30 dhe 31 tetor. Për dy ditë do të mbahej vetëm pjesa shkencore, duke shënuar kështu edicionin e 39-të.

Mirëpo, koronavirusi ka bërë që tri ditë para nisjes organizatorët të dalin me njoftimin se e kanë anuluar këtë edicion.

Në komunikatën për media të Këshillit Drejtues të Seminarit, është bërë e ditur se një pjesë e drejtuesve të Seminarit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe një pjesë tjetër është në vetizolim, duke pritur rezultatet e testeve. Për këtë arsye, Këshilli Drejtues, në pajtim me bashkëdrejtorinë e Tiranës, kanë marrë vendim që edicioni i 39-të i Seminarit për Gjuhën, Letërsisë dhe Kulturën Shqiptare të anulohet.

“Situata e rënduar e ditëve të fundit dhe shtimi i infeksioneve në vendin tonë, por edhe në tërë Evropën, e ka bërë pothuaj të pamundur mbajtjen e këtij edicioni në këtë kohë. Ne kemi insistuar në vazhdimësi që përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia e virusit korona, të bëjmë çmos që Seminari të mos ketë shkëputje as në këtë vit të rëndë dhe të kontribuojë në njëfarë mënyre në mosndaljen e veprimtarisë shkencore edhe në këto kushte të rënda të pandemisë”, është shkruar në komunikatë.

Tutje, është treguar se Këshilli ka bërë përpjekje maksimale që edicioni i sivjetmë të mbahet me çdo kusht, pasi që kishin qenë të bindur se studiuesit e Albanologjisë kanë nevojë që t’i shpalosin të arriturat e tyre shkencore edhe gjatë këtij viti të rëndë.

“Prandaj, kemi finalizuar programin dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ta filluar edicionin e sivjetmë në datat e publikuara më parë, por zhvillimet e fundit e kanë bërë të pamundur një gjë të tillë”, është shkruar në komunikatën e cila mbaron me shpresën për të vazhduar në vitet e tjera traditën e gjatë të Seminarit.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare vlerësohet si organizimi kryesor për shkencat albanologjike në vend dhe në botë. Është bashkorganizim i Fakultetit të Filologjisë dhe Fakultetit Histori-Filologji, përkatësisht nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tiranës. Çdo vit ai sjell në Prishtinë albanologë, gjuhëtarë, antropologë e kulturologë nga qendra të ndryshme universitare të Evropës.

Për edicionin e sivjetmë, i paraparë të vinte me pjesën shkencore, ishin caktuar edhe temat bosht: “Struktura e shqipes së vjetër” në gjuhësi, “Letërsia shqipe: vetmia dhe veçimi” në letërsi dhe “Roli i medias në periudhën e infodemisë”, në kulturologji. Për tryezë shkencore ishte planifikuar që të shënohej 120-vjetori i vdekjes së Naim Frashërit dhe 80-vjetori i vdekjes së Gjergj Fishtës.

Në kuadër të Seminarit vitin e kaluar për 12 ditë me radhë ishin mbajtur shtatë ligjërata, katër tryeza, tri referime dhe tetë sesione doktorantësh, gjatë të cilave ishin shpalosur një numër i madh kumtesash. Si takim i përvitshëm shkencor dedikuar shkencave albanologjike, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare nga viti 1974 është shndërruar në ngjarjen kryesore për studiues nga vendi e bota. Falë ndihmës së institucioneve akademike në Tiranë, ky seminar, pas një ndërprerjeje disavjeçare në kohën e represionit serb, nga viti 1995 ka rifilluar sesionet shkencore. Tani ai vlerësohet si organizimi kryesor për shkencat albanologjike në vend dhe në botë, që ka një traditë prej 46 vjetësh. Koha.net

 


Publikimi i mëparshëm

RMV / 15 viktima, 628 të infektuar me Covid-19 dhe 531 të shëruar

Publikimi i radhës

Shpallen fituesit e çmimeve për konkursin e Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”

Publikimi i radhës

Shpallen fituesit e çmimeve për konkursin e Dramës Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.