• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 4 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kosovë

Ndërroi jetë shkrimtari dhe publicisti i njohur Ramadan Musliu

Ramadan Musliu ishte poet, gazetar dhe studiues, i lindur në Begunca të Komunës së Vitisë më 31 maj 1954. 

22/10/2020
| Kosovë, Kulturë

Është ndarë nga jeta Ramadan Musliu, ish-gazetar i Rilindjes, ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, shkrimtar e publicist.

E ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Jam thellësisht i tronditur nga kumti i zi i shkuarjes në amshim të poetit, kritikut letrar e publicistit tonë Ramadan Musliu. Përveç veprimtarisë krijuese e studimore, Ramadan Musliu dha ndihmesë të dallueshme edhe në fushën e informimit dhe të politikës, një herë si deputet i Kuvendit të Kosovës, e pastaj si keshilltar i ministrit të Kulturës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe lexuesve të tij të shumtë!”, shkroi Hoti.

Edhe historiani e shkrimtari Jusuf Buxhovi, tha se kultura mbeti pa një intelektual të madh.

“Lamtumirë miku im, Ramadan Musliu. Kultura jonë mbeti pa krijuesin dhe intelektualin e madh. Ndërsa vepra ime mbeti pa redaktorin dhe mentorin e fjalës së fundit…”, shkroi Buxhovi në Facebook.

Për vdekjen e Musliut ka ngushëlluar edhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të poetit, publicistit, kritikut letrar dhe studiuesit Ramadan Musliu. Kontributi i Ramadan Musliut ishte dhe do të mbetet shumëdimensional. Ai ishte njëri prej kritikëve letrarë më të dalluar të letrave shqipe, si poet solli poezinë me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme, e si publicist qe i spikatur dhe me dije të thellë kulturore. Vdekja e tij e hershme është humbje e madhe për kulturën dhe artin në përgjithësi në Kosovë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, komunitetin kulturor në Kosovë dhe për të gjithë ata që patin rastin ta njohin”, thuhet në telegramin e Dumoshit.

Ramadan Musliu ishte poet, gazetar dhe studiues, i lindur në Begunca të Komunës së Vitisë më 31 maj 1954.

Krijimtarinë letrare dhe publicistike (gazetareske) e filloi herët.

 


Publikimi i mëparshëm

Si të fitohet një grant për kërkimin shkencor

Publikimi i radhës

Profesori i UT-së Reshat Ameti / 30 vjet në shërbim të artit dhe kulturës shqiptare

Publikimi i radhës
Piktori Reshat Ameti

Profesori i UT-së Reshat Ameti / 30 vjet në shërbim të artit dhe kulturës shqiptare









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!