• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Universiteti i Tetovës e shënoi Ditën Botërore të Ushqimit

Për shkak të pandemisë globale Covid-19, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit për këtë vit i ka reduktuar aktivitetet për shënimin e kësaj dite.

16/10/2020
| Arsim, Maqedoni

Universiteti i Tetovës, përmes Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit edhe këtë vit e shënoi 16 Tetorin – Ditën Botërore të Ushqimit. Ky fakultet, në bashkëpunim me fondacionin Albiz, me këtë rast kanë bërë shpërndarjen e disa pakove ushqimore për familjet në nevojë.

Për shkak të pandemisë globale Covid-19, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit për këtë vit i ka reduktuar aktivitetet për shënimin e kësaj dite.

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Prof. Dr. Xhezahir Idrizi tha se shënimi i kësaj dite ka për qëllim sensibilizimin e opinionit mbi rëndësinë e ushqimit dhe rolin e tij në shëndetin e individit. Ai, po ashtu shprehu falënderime për fondacionin Albiz, i cili tanimë vite me radhë është mbështetës i shumë familjeve në nevojë. Po ashtu, ai apeloi te qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm dhe të mos e keqpërdorin ushqimin.

Sipas tij, sot në botë, por edhe në vendin tonë, ka shumë familje të cilat përballen me mungesë të ushqimit, por ka edhe shumë familjeve të cilat kanë tepricë ushqimi.

Dita Botërore e Ushqimit ka filluar të shënohet që nga viti 1981, për çdo vit, kurse zanafillën e ka në vitin 1945, kur në qytetin Kebek të Kanadasë bashkohen disa shtete dhe e formojnë agjencinë, apo Organizatën Botërore të Ushqimit (OBSH). Zyra për informim


Publikimi i mëparshëm

Anulohen panairet e librit / Botuesit në krizë

Publikimi i radhës

RMV / 438 raste të reja me Covid-19, shërohen 191 pacientë

Publikimi i radhës

RMV / 438 raste të reja me Covid-19, shërohen 191 pacientë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.