• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Qershor 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Anulohen panairet e librit / Botuesit në krizë

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, organizatorët e kanë parë të pamundshme realizmin e këtyre dy ngjarjeve me rëndësi kulturore.

16/10/2020
| Kulturë, Rajon

Panairi i Librit në Prishtinë dhe Panairi i Librit në Tiranë kanë thyer një traditë më se dydekadëshe. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, organizatorët e kanë parë të pamundshme realizmin e këtyre dy ngjarjeve me rëndësi kulturore.

Shoqata e Botuesve të Kosovës fillimisht kishte pezulluar edicionin e 22-të në qershor, me shpresë që i njëjti të mbahej në vjeshtë. Të enjten është bërë e ditur se nuk do të realizohet. Shpresa s’e do ta vazhdonte traditën me edicionin e 23-të kishte pasur edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, shkruan KOHA.

Por tashmë është zyrtarizuar se as Tirana s’do të ketë panair libri, i cili rëndom mbahej në nëntor. Organizatorët kanë dalë me vendim që këtë vit të mbajnë një edicion online, e një opsion i tillë mbetet i hapur edhe për Prishtinën.

Mirëpo, me gjithë modifikimet në formatin e mbajtjes, botuesit kanë theksuar se janë drejt përmbylljes së një viti të vështirë.

Ngjarja më e madhe e librit në vend që nga viti 2011 mbahej çdoherë në fillim të qershorit.

Artin Ahmeti, nënkryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, për KOHËN e ka konfirmuar anulimin e Panairit.

“Sa i përket Panairit të Prishtinës, siç edhe dihet, tradicionalisht është mbajtur në fillim të muajit qershor, por për shkak të gjendjes në të cilën ishim dhe për shkak të hapësirës së papërshtatshme në të cilën zhvillohet Panairi – në Pallatin e Rinisë, ku mungon ajrosja, ne nuk e kemi parë të arsyeshme ta mbajmë panairin e sivjetmë”, ka thënë ai.

Sipas tij, vendim të prerë për shtyrjen e panairit nuk ka pasur, por fillimisht ka qenë ideja që Panairi të mbahej në nëntor, mirëpo duke e parë që situata nuk po shkon drejt përmirësimit, Shoqata e ka konsideruar të pamundshme mbajtjen e panairit të librit për këtë vit.

Për dallim nga Kosova, organizatorët e Panairit të Librit në Tiranë kishin caktuar edhe datat. Kishin paralajmëruar që ky edicion do të mbahej prej 12 deri më 15 nëntor. Mirëpo Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, në përgjigjen që ia ka dhënë Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, ka thënë se mbajtja e Panairit nuk mund të bëhet për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e COVID-19 gjatë këtij aktiviteti”.

 


Publikimi i mëparshëm

16 tetori – Dita Botërore e Ushqimit

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës e shënoi Ditën Botërore të Ushqimit

Publikimi i radhës

Universiteti i Tetovës e shënoi Ditën Botërore të Ushqimit

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!