• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 29 Qershor 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Çmimi Nobel për Paqe i jepet organizatës humanitare “World Food Programme”

Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2020 iu dha organizatës “World Food Programme” (WFP) për ndihmën ushqimore të dhënë për zonat në konflikt dhe vendet e varfëra.

09/10/2020
| Bota, Kulturë

Këtë e kanë bërë të ditur faqja zyrtare e Çmimit Nobel në Facebook nëpërmjet një postimi.

“Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t’ia jap Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2020 “World Food Programme”  (WFP) për përpjekjet e tyre për të luftuar urinë, për kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve për paqen në zonat e prekura nga konflikti dhe për të vepruar si një forcë lëvizëse përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë si një armë lufte dhe konflikti”, thuhet në njoftimin e faqes “Nobel Prize”.

World Food Programme (Programi Botëror i Ushqimit) është organizata më e madhe humanitare në botë që lufton urinë dhe siguron ushqimin. Në vitin 2019, WFP siguroi ndihmë për afër 100 milion njerëz në 88 vende që vuajnë nga uria.

“Deri në ditën kur kemi një vaksinë mjekësore, ushqimi është vaksina më e mirë kundër kaosit”, kishte deklaruar organizata humanitare World Food Programme.

Kjo organizatë është instrumenti kryesor i Kombeve të Bashkuara për të luftuar urinë, ku edhe në vitin 2015, zhdukja e urisë u miratua si një nga Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm të KB.

Programi Botëror i Ushqimit ishte një pjesëmarrës aktiv në procesin diplomatik që arriti kulmin në maj 2018 në miratimin unanim të Rezolutës 2417 të Këshillit të Sigurimit të KB, e cila për herë të parë adresoi në mënyrë të qartë lidhjen midis konfliktit dhe urisë.

Në vitin 2019, 135 milion njerëz vuanin nga uria akute, pjesa më e madhe e saj u shkaktua nga lufta dhe konfliktet e armatosura. KultPlus.com


Publikimi i mëparshëm

RMV / 364 raste të reja me Covid-19

Publikimi i radhës

Dua Lipa për Joe Biden / Ai qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore

Publikimi i radhës

Dua Lipa për Joe Biden / Ai qëndroi me neve kur Kosova u ballafaqua me një katastrofë njerëzore









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!