• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 4 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Aktori i mirënjohur shqiptar Çun Lajçi – në Tetovë mirëpritet nga Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti

Pas përshëndetjes së tyre vëllazërore, Çun Lajçi shprehu falënderimet e tij ndaj Rektorit të Universitetit të Tetovës për vizitën, duke u ndjerë shumë i nderuar dhe i vlerësuar nga një personalitet shqiptar nga Tetova siç është Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti.

29/09/2020
| Arsim, Maqedoni

Aktori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi, sot në Tetovë përderisa në sheshin e qytetit, përkatësisht para ambienteve të Fakultetit të Arteve të UT-së, ishte duke shitur disa nga veprat e tij lexuesve tetovarë, atë e ka befasuar me vizitën e tij Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Pas përshëndetjes së tyre vëllazërore, Çun Lajçi shprehu falënderimet e tij ndaj Rektorit të Universitetit të Tetovës për vizitën, duke u ndjerë shumë i nderuar dhe i vlerësuar nga një personalitet shqiptar nga Tetova siç është Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti. “Nuk paska kënaqësi më të mirë se sa të qëndrosh shesheve të qyteteve e me komunikuar me qytetarë të kategorive të ndryshme, por kënaqësia më e madhe sot për mua në Tetovë ishte vizita e juaj z. Rektor, unë e çmoj shumë këtë nder që ma keni bërë, për mua Ju personalisht jeni njeriu që unë më së shumti e dua dhe e çmoj. Siç ua kam thënë edhe në takimin që kemi pasur në ambientet e Universitetit të Tetovës, por edhe sot këtu, përsëri po ua them, sa herë që Universiteti Juaj të ketë nevojë për mua, për zërin tim, për aktrimet e mia, unë jam i gatshëm që të vij e t’u nderoj, sepse prania ime në atë institucion edhe mua më bën të ndjehem krenar” – tha mes tjerash aktori Çun Lajçi.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti e falënderoi aktorin Çun Lajçi për iniciativën që kishte ndërmarrë për të shitur veprat e tij në disa nga qytetet shqiptare të vendit dhe për t’i takuar personalisht shqiptarët e këtyre trevave. “Unë do të dëshiroja që sot t’u kemi brenda ambienteve të Universitetit tonë për t’ua ofruar këto botime edhe stafit akademik dhe studentëve, por siç e thatë edhe Ju më herët, se takimet me qytetarët në sheshet e qyteteve të japin kënaqësi dhe ndjenja të veçanta, unë nuk do t’u marr shumë kohë, me qëllim që edhe qytetarët e tjerë të takohen e të bisedojnë me Ju,  sepse personaliteti i Juaj jo vetëm që nderohet e gëzon respekt të madh te tetovarët por ju gjithashtu keni respektin e të gjithë kombit shqiptar. Sa herë që Ju të vini në Tetovë asnjëherë mos e harroni se e keni një konak, Universitetin i Tetovës, që e themeluan dhe e rritën shqiptarët, ai është vatra e Juaj dhe Ju sa herë që të dëshironi jeni i mirëseardhur e i mirëpritur” – u shpreh mes tjerash Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Gjithashtu, Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti më pas i bleu edhe disa nga veprat e Çun Lajçit, ndërsa atij si dhuratë i ndau botimet e fundit të UT-së.  Zyra për informim

 


Publikimi i mëparshëm

Shkollat në Angli s’do përdornin materiale nga grupet antikapitaliste

Publikimi i radhës

RMV / Dy viktima dhe 194 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Publikimi i radhës

RMV / Dy viktima dhe 194 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!