• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 16 Mars 2026
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Covid-19

Shoqata “Tradita” dhe Komuna e Tetovës – në qendrat arsimore do të ekspozojnë materiale sensibilizuese për pandeminë Covid -19

Projekti realizohet sipas agjendës së paraparë dhe e gjithë kjo është arritur falë bashkëpunimit korrekt me kryetarët e komunave dhe drejtuesit e institucioneve arsimore në rajonin e Pollogut, përkatësisht në Komunën e Tearcës, në Komunën e Tetovës dhe në Komunën e Bërvenicës.

25/09/2020
| Covid-19, Maqedoni

Në prag të fillimit të vitit të ri edukativ –arsimor 2020/2021, në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë, do të ekspozohen materiale sensibilizuese për pandeminë Covid -19. Shpërndarja e këtyre materialeve realizohet nga Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, në bashkëpunim me Sektorin për veprimtari publike në Komunën e Tetovës.

Fushata “anti – Covid”, zhvillohet në kuadër të projektit “Bëhu” mjek duke i dëgjuar mjekët – “Shëro” pacientë duke mos i infektuar të tjerët”, projekt i cili financohet nga Sekretariati gjeneral i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Implementimin e këtij projekti edhe në Komunën e Tetovës, e kanë mirëpritur autoritetet për veprimtari publike në Tetovë.

“Çdo iniciativë, projekt apo fushatë, që është në dobi të nxënësve dhe qytetarëve tanë, sigurisht se do gjejë përkrahjen e institucioneve arsimore të komunës sonë. Komuna e Tetovës, sektorin civil e konsideron pjesë shumë të rëndësishme për shoqërinë, prandaj ndër vite kemi ndërtuar raporte shumë të mira bashkëpunimi me ojq-të që veprojnë në territorin e Komunës së Tetovës. Ne, ju përgëzojmë për implementimin e këtij projekti që ka për qëllim sensibilizimin e nxënësve në shkollat tona, por edhe  vetëdijesimin e qytetarëve, që pandemisë Covid -19 t’i qasen me seriozitetin maksimal”, theksoi Ahmed Qazimi, përgjegjës i Sektorit për veprimtari publike në Komunën e Tetovës, në takimin e sotëm me kryetarin e Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”, Selam Sulejmani.

Projekti i lartpërmendur, realizohet sipas agjendës së paraparë dhe e gjithë kjo është arritur falë bashkëpunimit korrekt me kryetarët e komunave dhe drejtuesit e institucioneve arsimore në rajonin e Pollogut, përkatësisht në Komunën e Tearcës, në Komunën e Tetovës dhe në Komunën e Bërvenicës.

“Shoqata “Tradita”, në vazhdimësi angazhohet që ta ofrojë kontributin e saj civil në lëmi të ndryshme, si në arsim, art, kulturë, por edhe për çështje që paraqesin sfidë për qytetarët tanë. Këtë vit, që nga 15 gushti, në rajonin e Pollogut, jemi duke e implementuar projektin “Bëhu” mjek duke i dëgjuar mjekët – “Shëro” pacientë duke mos i infektuar të tjerët”. Në fokus të projektit janë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, vetëdijesimi dhe informimi i tyre me rreziqet e pandemisë globale Covid-19. Në partneritet me Komunën e Tetovës, ne kemi realizuar disa veprimtari të përbashkëta, ndaj besojmë se do ta përmbyllim me sukses të plotë  edhe këtë projekt të dobishëm për të gjithë”- u shpreh Selam Sulejmani.

Shoqata “Tradita”, krahas shpërndarjes së materialeve sensibilizuese në qendrat arsimore, deri më 15 nëntor 2020, do të vijojë me informimin e rregullt (përmes Ueb-faqes www.tradita.org), për virusin korona, zhvillimet e përgjithshme rreth pandemisë globale Covid – 19 dhe për mënyrën e përshtatjes me realitetin e ri social dhe tejkalimin e pasojave psikologjike të pandemisë.

 


Publikimi i mëparshëm

Komuna e Bërvenicës  e mirëpret realizimin e projektit të Shoqatës “Tradita”

Publikimi i radhës

Themelimi i Universitetit të Tetovës e shembi epërsinë e etnitetit maqedonas ndaj etnitetit shqiptar

Publikimi i radhës

Themelimi i Universitetit të Tetovës e shembi epërsinë e etnitetit maqedonas ndaj etnitetit shqiptar

JuSm
JuSm
JuSm
Argjendi
Argjendi

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.