• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 1 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti zhvilloi takim pune me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi

21/09/2020
| Arsim, Maqedoni

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot realizoi takim pune me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi.

Në këtë takim, Rektori i UT-së, zëvendëskryeministrin Grubi e ka uruar për emërimin e tij në këtë detyrë tejet të rëndësishme dhe e ka njoftuar për ecurinë pozitive të veprimtarisë arsimore –shkencore të Universitetit të Tetovës.

“Në emër të Universitetit të Tetovës, Ju uroj për emërimin Tuaj në këtë pozitë të lartë shtetërore, shumë të rëndësishme për avancimin e proceseve të përgjithshme në vendin tonë, sikundër do të theksoja mjaft të dobishme edhe për lëmin e arsimit të lartë në shtetin tonë.

Universitetet japin kontribut të rëndësishëm për shoqërinë, demokratizimin e saj dhe përparimin e vendit. Ndaj, besoj ta vijojmë edhe më tej bashkëpunimin e frytshëm mes institucioneve tona, si në projektet kërkimore- shkencore, por edhe në përfundimin e projekteve infrastrukturore, si: investimet kapitale, ndërtimin e Bibliotekës Universitare, përfundimin e punimeve në Konviktin e  Studentëve, forcimin e Instituteve kërkimore-shkencore, pajisjen e laboratorëve, vazhdimin e investimeve në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, punësimin e kuadrove të reja, etj.”- deklaroi Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti.

Ndërkaq, z. Artan Grubi u zotua se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të ofrojë përkrahje maksimale për institucionet arsimore, përfshirë edhe Universitetin e Tetovës, universitetin e parë dhe më të madh në gjuhën shqipe në vend.

“Këtë sot ia thash rektorit të Universitetit të Tetovës, z. Vullnet Ameti, me të cilin kisha kënaqësinë që të realizoj një takim pune. I thash rektorit se, Qeveria do të shqyrtojë mundësitë për përkrahjen e të gjitha projekteve me rëndësi për Universitetin e Tetovës, siç janë konvikti i studentëve, pishina, projektet infrastrukturore brenda universitetit dhe me këtë të mundësoj krijimin e kushteve edhe më të mira për studentët”- theksoi Artan Grubi.

Në përmbyllje të takimit, Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Grubit ia dhuroi portretin e gravuar të themeluesit, Rektorit të parë dhe historik të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, si dhe botimet e reja shkencore të Universitetit të Tetovës.

Universiteti i Tetovës me kapacitetet kadrovike, vizionin e tij arsimor-shkencor dhe rolin e tij historik është dëshmuar si institucion me rëndësi, si në vendin tonë edhe më gjerë. Zyra për informim


Publikimi i mëparshëm

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës Valmir Aziri e hapi ekspozitën e piktorit të njohur Biljgaip Koçishta – Bige

Publikimi i radhës

RMV / 7 persona me Covid -19 kanë ndërruar jetë, 45 raste të reja, shërohen 86 pacientë

Publikimi i radhës

RMV / 7 persona me Covid -19 kanë ndërruar jetë, 45 raste të reja, shërohen 86 pacientë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.