• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 3 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës Valmir Aziri e hapi ekspozitën e piktorit të njohur Biljgaip Koçishta – Bige

Ekspozita mbahet në hapësirat e Çifte Hamamit, ku janë të ekspozuara 44 punime të autorit të bëra me teknik vaji, mes të cilave 38 janë portrete dhe të tjerat natyrë e vdekur.

21/09/2020
| Kulturë, Maqedoni

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri, sot e  hapi ekspozitën me titull “1441” të piktorit të njohur Biljgaip Koçishta – Bige.

Sekretari Aziri përgëzoi autorin për punën e shkëlqyer dhe potencoi se fisnikëria e shpirtit të autorit vërehet në veprat e tij.

Gjithashtu, ai theksoi se Ministria e Kulturës do të vazhdojë të mbështesë punën e artistëve e cila është me rëndësi të veçantë sepse përmes artit dhe promovimit të saj në vend e më gjerë i japim mundësi të madhe njohjes së kulturës dhe vlerave që Republika e Maqedonisë së Veriut posedon.

Ekspozita mbahet në hapësirat e Çifte Hamamit, ku janë të ekspozuara 44 punime të autorit të bëra me teknik vaji, mes të cilave 38 janë portrete dhe të tjerat natyrë e vdekur.

 Përmes kësaj ekspozite, autori ka dashur të ndajë emocionet e tij sa i përket migrimit dhe kryesisht portretet janë persona të afërt të tij me të cilët ai ka kaluar shumicën e kohës që nga fëmijëria e deri tani.
Autori Biljgaip Koçishta-Bige, deri tani ka realizuar 20 ekspozita vetjake në vend dhe më gjerë, gjithashtu, ka qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita të përbashkëta brenda dhe jashtë vendit.


Publikimi i mëparshëm

Një Bibliotekë Kombëtare: Ideja lindi në Shkodër

Publikimi i radhës

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti zhvilloi takim pune me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi

Publikimi i radhës

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti zhvilloi takim pune me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!