Shkëlzen Halimi u lind në vitin 1961. Ka diplomuar në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Fakultetin Filologjik në Shkup. Ka punuar në gazetën Flaka, Bota sot, Fakti, ndërsa aktualisht punon në gazetën Koha. Ka botuar veprat “Ujem dashurie” (poezi), “Qeshje pa zë” (poezi), Beti blu në Bit Pazar” (poezi), “Rruga kobër” (poezi), “Lule në shkretëtirë”(poezi), “Agshol i grisur (tregime), “Vdekja e Vincentit (tregime), Oda e rrëfimit (tregime), “Kthimi” (roman) etj.
Poezitë dhe prozat e Halimit janë përkthyer në shumë gjuhë dhe janë përfshirë në disa antologji, ndërsa dramat e tij janë inskenuar në Tetovë, Shkup e Kumanovë. Shumë vepra të huaja, Halimi i ka përkthyer në gjuhën shqipe duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në pasurimin e botimeve në gjuhën shqipe. Është marrë edhe me përkthime.
Jeton dhe vepron në Shkup.
Botimi i tij i fundit titullohet “Tingujt e hejbeve të vogla”, i botuar nga Shtëpia botuese Armagedoni (Prishtinë).