• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 2 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

7 tetor 1939 / Në Tetovë u shfaq drama e parë shqipe “Të burgosurit” e autorit Hamit Shijaku

Ismet Jonuzi-KROSI, Fejtoni "E VËRTETA PËR ORGANIZATËN "BESA" DEGA E TETOVËS (1936-1944)", i botuar në shtatë vazhdime në muajin korrik të vitit 2004 në gazetën "FAKTI"

16/09/2020
| Aktuale, Kulturë, Maqedoni

Me ardhjen e Hamitit Shijakut në Tetovë, përgatitet shfaqja “Të burgosurit” nën ombrellën e organizatës “BESA”.
Në atë kohë kryetari Idriz Ibrahimi Cërcëri, bën këtë marrëveshje me avokatin Kadri Saliu prej Gostivari: në rast se shteti, policia dhe strukturat e saj bëjnë ndonjë represion ose i burgos aktorët e shfaqes, Kadri Saliu merr pësipër të angazhon dhe të financon dy avokatë prej Shkupi për mbrojtjen e tyre, por me kusht që të mos përmendet emri i Kadri Saliut. Por, Organizata jep sinjalin e gjelbër që të fillojnë ushtrimet ne shtëpinë e Hysein Xhaferit.
Drama “TË BURGOSURIT” që autor është Hamit Shijaku, trajtonte luftën heroike të popullit shqiptar të malësisë së Shkodrës nën udhëheqjen e Hodo Pashës, i cili ka luftuar kundër fqinjëve grabitqar serbomalazezë. Hamit Shijakut si i arratisur emigrant shqiptar i ardhur nga Shqipëria, organizata “BESA” i siguroi banesë me qira si dhe ushqim që brenda ditës të ushqehej tri herë në ditë tek gjellëtorja “Tik -Tak” pronë e Mesut Mulla Beqirit nga Tetova. Këto shpenzime i siguronte prej buxhetit të vet organizata “BESA”, gjithashtu i jepte një shumë të hollash për shpenzimet personale.
Ushtrimet për përgatitjen e dramës “TË BURGOSURIT” vazhdonin më një intensitet të madh, mirëpo disa ditë më parë Idriz Ibrahimi-Cërcëri, Naxhi Sulejmani dhe Hysein Xhaferi kishin mbajtur një takim ku kishin bërë një diskutim shumë dobishëm me çrast Idrizi, Naxhiu dhe Hyseini me këmbëngulje kanë diskutuar se prej dy okupatorëve aty jugosllav e italian, më mirë do të ishte sikur italianët ta okupojnë vendin tonë, Maqedoninë Perëndimore dhe Kosovën, përderisa Hamit Shijaku ishte kundër fashizmit italo–gjerman dhe kërkonte mos okupimin italo–gjerman në Maqedoni dhe Kosovë. Mirëpo, kur iu elaborua gjerë e gjatë Hamit Shijakut, se me ardhjen e italianëve ne bashkohemi me Shqipërinë, do të hapen shkollat në gjuhën shqipe, administratat do të bëhen shqipe, gjyqi do të bëhet në gjuhën shqipe, xhandarmeria lokale në gjuhën shqipe dhe prefektura në duart e shqiptarëve etj , ai u dakordua që vendi do të çlirohet prej italianëve dhe se është pozitive për ne. Organizata “BESA” mendonte se me okupimin italian për ne është “çlirim nga zgjedha jugosllave”, por kjo marrëveshje ka qenë shumë e fshehur me të vetmen arsye që të mos e hetojnë e t’i bien në gjurmë komunistët sllavë të Maqedonisë dhe Serbisë.
Për afër dy muaj përgatitja e dramës ishte gati dhe Naxhi Sulejmani ishte caktuar përgjegjës nga organizata “BESA” për këtë shfaqe, por duhet theksuar se aktorët e kësaj drame nuk kishin njohuri se Naxhiu është përgjegjës. Hamit Shijaku çdo një ose dy ditë kishte bisedë të fshehtë me ndonjë anëtar të qendrës si me Idriz Cërcërin, Hysein Xheferin ose me Naxhi Sulejmanin. Në të shumtën e rasteve ka qenë prezent Shefqet Sulejmani në cilësinë e kuririt, i cili nuk ka marrë pjesë në diskutime siç thotë:“Unë kam qenë i ri, thënë troç nuk kisha njohuri të mjaftueshme për përgatitjet si ato teknike e të ngjashme të dramës, por përcillja porositë e organizatës se ku apo në sa ora dhe në cilën shtëpi do të mbaheshin provat e dramës. Vërtet isha i mahnitur me aktivitetet e aktorëve të dramës që edhe sot e tërë ditën më rrinë parasysh skenat ku ata ushtonin rolet e tyre.”
Premiera e dramës “Të burgosurit” është dhënë më 7 tetor 1939 në shtëpinë e Mehmet bej Palloshit, ku ka pasur publikë prej 15 deri 20 shikues. Skena ka qenë e varfër, por mjaftë modeste, aktrimi i varfër apo thënë amatorë klasikë, por kënaqësia e publikut ishte e madhe, mahnitëse ngase për herë të parë shfaqej dramë në gjuhën shqipe. Pas disa ditëve Qendra e Organizatës Kombëtare “BESA” vendosi që drama “Të burgosurit” të rishfaqet në shtëpinë e Hysein Xhaferit. Atë ditë prezent ishin edhe anëtarët e organizatës “BESA” – hafëz Muhamed efendi Xhelili, Mulla Jahja, aktori dhe regjisori i dramës Hamit Shijaku e të tjerë. Gjithashtu, duhet përmendur se aktorë të kësaj drame ishin: Abdyraman Tresi, Vehab Kadriu, Kadir Sulejmani (si vajzë Margarita), Xheladin Palloshi, Sheref Kazazi (në rolin e drejtorit të burgut Savo), Naxhi Sulejmani (si roje burgu) dhe Hysni Abdullai (në rolin e nipit të Hodo Pashës).
Pas disa ditëve organizata mban një mbledhje, ku u vendos që të rishfaqet drama “Të burgosurit” edhe në fshatin Gradec-Draodukumi i kohës ilire, fshat i fisit të nënës së Skënderbeut (fisit deralla– Mehmet Pashë Deralla), si dhe në fshatin Shipkovicë. Kjo shfaqe ka patur shume sukses, publiku shume e ka lavdëruar madje shumë njerëz kanë qarë.

MË 7 TETOR 1939, DRAMA E PARË SHQIPE "TË BURGOSURIT" NGA AUTORI HAMIT SHIJAKU, U SHFAQ NË TETOVË, SHIPKOVICË DHE GRADEC…

Posted by Ismet Jonuzi-Krosi on Wednesday, September 16, 2020


Publikimi i mëparshëm

Me fotografin e famshëm Gjon Mili do të kuptoni se fotografia është “një art që lëviz” / Intervista ekskluzive në Paris

Publikimi i radhës

Letra e rrallë e Veqilharxhit / Përpiqem vetëm të bëj të shkruhet gjuha e Kombit

Publikimi i radhës

Letra e rrallë e Veqilharxhit / Përpiqem vetëm të bëj të shkruhet gjuha e Kombit

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!