Kultura shqiptare, sot ka humbur njërin prej aktorëve të njohur, Adem Mikollovci. Ndarja e tij nga jeta është një lajm i hidhur për mbarë opinionin, publikun i cili e ndoqi që në hapat e parë të karrierës së tij artistike.
Si njëri nga përfaqësuesit e brezit të hershëm të aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, me punë dhe përkushtim, la gjurmë të pashlyeshme për artin dhe kinematografinë shqiptare.
Trashëgimia e pasur artistike që la pas do të nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend përgjithmonë.
Në emër të Universitetit të Tetovës u shprehim ngushëllime drejtuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës, familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të tij për humbjen e aktorit, intelektualit dhe njeriut të devotshëm Adem Mikollovci.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij!
Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës