• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 30 Qershor 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Artisti që dokumenton mbajtjen e maskave në metrotë e New Yorkut

Çdo ditë, për gati një muaj, Devon Rodriguez ka kaluar orë të tëra duke udhëtuar nëpër metro në kërkim të muzës perfekte. Kur ai e gjente dikë, e përdorte lapsin e tij dhe një fletore të mbushur me skica për t’i sjellë ata në jetë në letër, duke mos lënë mangët asnjë detaj, që nga maskat deri te dredhat e flokëve.

04/09/2020
| Bota, Spektër

Artisti i cili ka përdorur talentin e tij për t’ia larguar vetes stresin për shkak të pandemisë, tani është duke e dokumentuar historinë përmes artit të tij, në serinë të cilën e ka quajtur “Vizatime të maskave në metro”.

Çdo ditë, për gati një muaj, Devon Rodriguez ka kaluar orë të tëra duke udhëtuar nëpër metro në kërkim të muzës perfekte. Kur ai e gjente dikë, e përdorte lapsin e tij dhe një fletore të mbushur me skica për t’i sjellë ata në jetë në letër, duke mos lënë mangët asnjë detaj, që nga maskat deri te dredhat e flokëve.

“Metroja ka qenë pjesë e vizatimeve të mia tash e disa vjet”, ka thënë Rodriguez, 24-vjeçar. “Fytyra është një pjesë që unë jam mësuar që ta vizatoj gjatë udhëtimit në metro dhe tani shumica e njerëzve e mbulojnë atë me maska për t’u mbrojtur nga virusi. Mendoj se është interesante që të kapësh këtë moment lodhës përmes artit. Kur t’i shikoj përsëri në të ardhmen do të jenë reflektim i vitit 2020. Do të jetë interesante që të shohim llojet e ndryshme të maskave që janë duke mbajtur njerëzit dhe si po i mbajnë ato”.

I lindur dhe i rritur në New York, në jug të Bronxit, artisti ka qëndruar në qytet gjatë pandemisë së koronavirusit. Ai u familjarizua me tingujt e borive, mbajtjen e distancës dhe të maskave, dy gjëra që nuk janë të natyrshme për shumicën e njerëzve në New York. CNN

 


Publikimi i mëparshëm

Ja pse universitetet kanë rol thelbësor në tregun e punës

Publikimi i radhës

Arti i të folurit publik / Para se ta hapësh ajfonin, pasurohu me fjalë të reja në gjuhën shqipe

Publikimi i radhës

Arti i të folurit publik / Para se ta hapësh ajfonin, pasurohu me fjalë të reja në gjuhën shqipe









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!