• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E hënë, 8 Dhjetor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Granti 800 mijë dollarë, në ndihmë të restaurimit të fortifikimeve të lashta shqiptare

Programi i Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore po ndihmon në restaurimin e fortifikimeve të lashta shqiptare në Krujë, Durrës dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 19 nëntorit të vitit të kaluar.

22/08/2020
| Kulturë, Shqipëri

Ambasada Amerikane shkruan se një grant prej 800.000 dollarësh, programi Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore do të mbështesë stabilizimin kritik të strukturave, studimin për ruajtjen e secilit nga fortifikimet dhe rindërtimin e pjesëve të dëmtuara.

Në muajin qershor të këtij viti ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe ambasadorja Yuri Kim ishin në qytetin e Krujës, ku u nënshkrua dhe një marrëveshje bashkëpunimi për punën që do të bëhet në monumentet e kulturës. Në fjalën e saj ambasadorja Yuri Kim ndër të tjera tha se prej vitit të themelimit në 2001, Fondi i Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore, ka ofruar mbështetje për më shumë se një mijë projekte, në mbi 125 vende të botës.

“Këto angazhime tregojnë se sa thellë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës respektojnë trashëgiminë kulturore të vendeve të tjera, por mbi të gjitha, dëshirën tonë, që miqtë tanë të mund ta ruajnë atë”, tha ambasadorja Kim në Krujë, ku vijoi në fjalën e saj se në Shqipëri kanë kontribuuar në shumë projekte përmes Fondit të Ambasadorit.

Duke falënderuar znj. ambasadore atë kohë në Krujë, ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh ndër të tjera se qeveria shqiptare, krahas me rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, duke u mbështetur tek vizioni për të ardhmen, për një jetë më të mirë, po punon për ringritjen e këtyre monumenteve. Kalaja e Krujës është e njohur për rëndësinë e saj historike dhe kulturore në vendin tonë. Kala me trajtë eliptike dhe me perimetër 804 m, zë një sipërfaqe prej 2.5 ha tokë dhe është ngritur në një kodër shkëmbore. Gërmimet arkeologjike të vitit 1978 dëshmojnë se kodra ka qenë e banuar që në shek e III p.e.r. ndërsa kalaja është ngritur në shek. V-VI e.r.

Pranë saj është zbuluar një varrezë e madhe e kulturës arbërore. Përmendet me emrin e sotëm në shek.  IX bashkë me qytetin e Krujës si qendër peshkopale. Në shek XIII-XIV ishte qendra e shtetit të Arbrit. Gjatë periudhës së Skënderbeut u bë krye-fortesa e qëndresës së shqiptarëve kundër pushtimit osman. Edhe në ditët e sotme është një ndër vendet më të njohura dhe më të vizituar nga turistët. KultPlus.com

 


Publikimi i mëparshëm

Universitetet amerikane mbizotërojnë rënditjen e 10 më të mirëve

Publikimi i radhës

Pandemia në RMV / 6 persona kanë ndërruar jetë, 159 raste të reja me Covid -19

Publikimi i radhës

Pandemia në RMV / 6 persona kanë ndërruar jetë, 159 raste të reja me Covid -19

JuSm
CT
Argjendi
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.