Renditja Akademike e Universiteteve Botërore 2019 (ARËU) është publikuar në mes të gushtit nga Shanghai Ranking Consultancy. Që prej vitit 2003, ARËU ka prezantuar universitetet më të larta botërore çdo vit bazuar me metodologji transparente dhe të dhëna objektive të palëve të treta. Kjo renditje është e njohur si pararendëse e renditjes së universiteteve globale dhe më i besueshëm. Këtë vit, janë rankuar 1000 universitetet më të mirë në botë.
Universiteti i Harvardit kryeson listën e renditjes për vitin e 18-të. Universiteti Stanford dhe Universiteti i Kembrixhit mbeten respektivisht numri 2 dhe numri 3 në renditjen botërore të universiteteve.
Ndërkohë 10 universitetet e tjera më të mira janë MIT e pozicionuar në vendin e katërt, Berkeley në të pestin Princeton në vendin e gjashtë, Columbia University në të shtatin, Caltech në vendin e tetë Oxford në të nëntin dhe Chicago University mbyll renditjen e dhjetë më të mirëve. Ndërkohë universitetet në kontinentin evropian e fillojnë renditjen e tyre me universitetin e Paris-Saclay i cili është i pozicionuar në vendin e 14 i ndjekur nga ETH Zyrich në vendin e 20. Ndërkohë sa i përket universiteteve aziatike, Universiteti i Tokios i cili është i renditur në vendin e 26 mban pozicionin e tij drejtues në Azi, dhe Universiteti Tsinghua në vendin e 29 i ndjekur nga Universiteti e Kiotos (ne vendin e 34 duke u bërë i treti më i miri midis universiteteve aziatike. Ndërkohë në Australi dhe Oqeani përfaqësohet në këtë rënditjë në 40 më të mirët në klasifikimin botëror nga Universiteti i Melbourne në vendin e 35.
Ndërkohë janë gjashtë universitete të cilat bëjnë paraqitjet e tyre të para në 100 më të mirët, duke përfshirë katër universitete franceze, përkatësisht Universitetin Paris-Saclay në të vend të 14 Universitetin PSL ne vendin e 36, Universitetin e Parisit i renditur në 65 më të mirët dhe Université Grenoble Alpes i 99-ti, dhe dy universitete kineze, përkatësisht Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës i pozicionuar në vendin e 37 dhe Universiteti Fudan që mbyll renditjen e 100 universiteteve më të mira në botë. Universiteti Pekin Jiaotong dhe 14 universitete të tjera hyjnë në listën e Top 500 për herë të parë, si dhe më shumë se 40 universitete hyjnë në listën Top 1000 për herë të parë.
Universitetet lider në botë besojnë se renditjet ndihmojnë në ruajtjen dhe ndërtimin e institucionit dhe në reputacionin e tij. Shumë studentë në botë përdorin rankimin e universiteteve për të marrë një tablo më të qartë rreth tyre siç mund të jetë akreditimi, financimi, rekrutimi i i pedagogëve etj.
Universitetet nga Shtetet e Bashkuara mbizotërojnë listën Top 1000 të këtij viti me 8 universitete në mesin e Top 10, 41 në mesin e 100 Top, 133 universitete në mesin e Top 500 dhe 206 në mesin e Top 1000. Kina ka 168 universitete të renditura në Top 1000, ndër të cilat 81 janë në Top 500, 6 janë në Top 100. Mbretëria e Bashkuar ka 65 universitete Top 1000, dhe 36 prej tyre janë renditur në Top 500, 8 janë renditur në 100 më të mirët.
Renditja Akademike e Universiteteve Botërore (ARWU): Duke filluar nga 2003, ARWU ka prezantuar çdo vit 500 universitetet më mira në botë në bazë të një grupi treguesish objektivë dhe të dhëna të palëve të treta. ARWU është njohur si pararendësi i renditjes së universiteteve globale dhe renditja më e besueshme e rankimit të universiteteve. ARWU miraton gjashtë indikatorë objektivë për të renditur universitetet botërore, përfshirë numrin e alumneve dhe stafit që fitojnë çmime Nobel dhe Fusha Medalje, numrin e artikujve të botuar në revistat e Natyrës dhe Shkencës, numrin e studiuesve më shumë të cituar dhe numrin e artikujve të indeksuar në Social Sciences Citation Index- Indeksi i Citatit të Zgjeruar dhe Shkencave Sociale i prodhuar nga Web of Science Group, dhe performanca për frymë. ARWU, për të renditur 1000 universitetet më të mira çdo vit marrin pjesë rreth 1800 universitete në botë.
Konsulenca Shanghai Ranking është një organizatë plotësisht e pavarur që i kushtohet hulumtimeve mbi inteligjencën dhe konsultimin e arsimit të lartë. Ka qenë botuesi zyrtar i Renditjes Akademike të Universiteteve Botërore që nga 2009.
Sistemet e rankimit nw botw
Nuk ka dyshim se rankimi i universiteteve janë bërë një pjesë e rëndësishme e tablosë të arsimit të lartë, qoftë kjo në nivel global edhe në atë lokal.
Renditjet universitare globale janë një biznes konkurrues – jo vetëm për universitetet, por për kompanitë që kërkojnë dhe publikojnë ato. Ata janë kritikuar dhe vlerësuar në të njëjtën kohë. Dhe pse disa nuk mund të bien dakord se cila është metodologjia më mirë që duhet të përdoret. Gjithësesi ekziston ekziston konsensusi se renditjet universitare globale janë shumë të rëndësishme dhe se ndikimi i tyre po rritet.
Ekzistojnë tre sisteme serioze në botë të rankimit universitar që marrin një qasje globale. Ato janë QS “World University Ranking”; Times Higher Education; Academic Ranking of World Universities (ARWU) – shpesh referohet si renditja e “Shanghai Jiao Tong” pasi të dhënat përpunohen nga një njësi në Universitetin Shanghai Jiao Tong);
Renditja e parë ndërkombëtare është bërë nga Academic Ranking of World Universities (ARWU) apo sic thuhet ndryshe Rankings Shanghai. I cili u botuan në vitin 2003 nga Shanghai Jiao Tong University në Kinë. Kjo rënditje fillimisht u përdor për të vendosur një lloj rregulli të universiteteve kineze në nivel ndërkombëtar pas nisjes së një iniciative qeveritare për të krijuar universitete të klasit botëror.
Universitetet lider në botë besojnë se renditjet ndihmojnë në ruajtjen dhe ndërtimin e institucionit dhe në reputacionin e tij. Shumë studentë në botë përdorin rankimin e universiteteve për të marrë një tablo më të qartë rreth tyre siç mund të jetë akreditimi, financimi, rekrutimi i i pedagogëve etj. Gazeta Liberale