Nga Ministria e Shëndetësisë e RMV-së informojnë se, në 24 orët e fundit janë bërë 1653 testime, ndërsa janë regjistruar 118 raste të reja me Covid-19.
Në Shkup-55, Kumanovë-12, Dibër-1, Shtip-5, Prilep-9, Tetovë-6, Strugë-1, Veles-2, Manastir-1, Ohër-3, Kavadar-4, Gostivar-2, Strumicë-1, Kriva Pallankë-2, Koçan-1, Probishtip-1, Berovë-1, Vinicë-3, Dellçevë-2, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-4.
Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 127 pacientë të shëruar: Shkup- 22, Kumanovë – 11, Shtip – 11, Strugë – 37, Veles – 3, Bitola – 6, Ohër – 13, Kavadarci – 11, Gostivar – 1, Demir Hisar- 3, Vinicë – 4 dhe Kërçovë – 5.
Tre persona e kanë humbur jetën, një pacient nga Tetova (64 vjeçar) një nga Shtipi (82 vjeçar) dhe një Struga (74 vjeçar).
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid -19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 13194, numri i pacientëve të shëruar 9752, dhe numri i rasteve aktive është 2888.