• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 24 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Rikthimi i Bekim Fehmiut në ekran në 1987, ja çfarë shkruanin mediat italiane

Pesëdhjetë e një vjeç, tridhjetë në skenë dhe në seriale, Bekim Fehmiu “kthehet” në kinema dhe televizion pas një mungese të gjatë : “Situata e kinemasë në Evropë ka qenë e errët për shumë vite.

18/08/2020
| Kulturë, Rajon
Bekim Fehmiu, 1970s, Image: 170196193, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Everett Collection Col / Everett / Profimedia

Bekim Fehmiu, 1970s, Image: 170196193, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Everett Collection Col / Everett / Profimedia


Nga Aurenc Bebja, Francë – “L’Unità” ka botuar, të premten e 13 nëntorit 1987, në faqen n°20, një shkrim të gazetares Silvia Garambois në lidhje me filmin e ri “Un Bambino di nome Gesù” të Bekim Fehmiut dhe mendimin e tij për të, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Ai është Uliksi. Ajo është një fotomodele e njohur. Së bashku, në shkretëtirën e Tunizisë, ata luajtën historinë e 1987 viteve më parë : arratisja nga Herodi e Jozefit dhe Marias. Një fëmijë me emrin Jezus është filmi televiziv që Franco Rossi (regjizori i Odisesë) sapo ka përfunduar xhirimet për Canale 5 me Bekim Fehmiun, Maria del Carmen San Martin dhe Matteo Bellinën e vogël. Protagonisti na flet për të.

Romë. Historia e një fëmije që njeh frikën, i cili ndihet ndryshe. Një fëmijë i çuditshëm gjithmonë në arrati. I ndjekur dhe i persekutuar. Por sikur të mos ishte për fatin e tij, historia e Jezusit të vogël, marrëdhëniet e tij me nënën, vetmia, shkelja, nuk i përkasin së kaluarës. “Përkundrazi, duket një histori moderne. Rruga në të cilën Jozefi dhe Maria udhëtojnë me fëmijën e tyre është plot me pengesa për arsye politike, në një situatë të turbullt botërore si sot.” Bekim Fehmiu është Jozefi : “Unë nuk do të jem njeriu i mirë që ecën mbas gomaricës, ashtu si në ikonografinë klasike ku Francesco Scardamaglia-s, i cili shkruajti për këtë subjekt, ka treguar përkundrazi për një njeri të aftë për të mbrojtur të birin, dhe gjithashtu e pashë atë si një njeri të fortë për kapacitetin që qenia njerëzore ndonjëherë duhet të fitojë një forcë të jashtëzakonshme përballë vështirësive.”

Pesëdhjetë e një vjeç, tridhjetë në skenë dhe në seriale, Bekim Fehmiu “kthehet” në kinema dhe televizion pas një mungese të gjatë : “Situata e kinemasë në Evropë ka qenë e errët për shumë vite. Kjo është arsyeja pse unë zgjodha të aktroja vetëm në teatër. Kur Franco Rossi, me të cilin kisha punuar tashmë në Odisenë, më ofroi këtë rol, vendosa të rifilloj. Unë isha duke luajtur “Lenini dhe Stalini në Zonjën Kollonlaj” të vënë në skenë në Beograd para se të bëhesha Shën Jozefi dhe nëse nuk më ofrojnë më filma të tjerë të mirë si ky, do të kthehem sërish në teatër.”

Në këtë periudhë, ka shumë filma me frymëzim fetar, nga “Misioni da Thèrese”, nga “Inchiesta a L’ultima tentazione di Gesù Cristo”, projekti i Martin Scorsese. A i lexuat përsëri shkrimet e shenjta përpara se të ballafaqoheshit me personazhin e Jozefit ? “Ky nuk është një film fetar. Është më tepër një film, i cili, në mënyrë indirekte, i përket edhe të tashmes. Sa për mua, dua të shtoj se jam mysliman. Por figura e Shën Jozefit është gjithashtu në Kuran.”

Filmi tregon historinë e jetës së Jezusit nga lindja deri në moshën shtatë vjeçare, arratia në Egjipt, një periudhë e përshkruar mbi të gjitha në Ungjijtë apokrifë, e sjellur për herë të parë në kinema. “Një periudhë që po përballet edhe në një mënyrë të re dhe të rrezikshme, shton Fehmiu – Jo në kuptimin që do të ‘shokojë’ publikun, por mbase do t’a befasojë atë. Për shembull, Jozefi im, i cili di të jetë aq i fortë përballë fatkeqësive, gjithashtu ka momente dobësie. Si çdo njeri. Dhe të gjithë personazhet në film kanë të njëjtën sjellje normale, nga Maria deri tek Jezusi, psikologjia e së cilës është ajo e një fëmije të zakonshëm, të etur për përkëdheljet e nënës.”

Përndjekësi (persekutuesi) i Jozefit dhe i familjes së tij është Sefiri, i dërguari i Herod Antipas-it, një njeri që përfundimisht do të jetë i fiksuar nga dhuna e persekutimit dhe nga ai fëmijë të cilin e ka ndjekur kaq gjatë. Dhe kur më në fund arrin të burgosë Jezusin dhe Marinë, Sefiri, tani i pushtuar nga çmenduria, do të vendosë t’i lërë ata të shpëtojnë.


Publikimi i mëparshëm

Kthimi te hedhja e kapelave

Publikimi i radhës

Mësuesi i madh Baki Bajrami (1948 – 2011)

Publikimi i radhës

Mësuesi i madh Baki Bajrami (1948 – 2011)

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!