Kosovarët dhanë 23 Shtator 1979 koncertin me këngë popullore nga radiotelevizioni i Prishtinës, Drejtori i Radiotelevizionit të Prishtinës, mbajti një fjalim të shkrurtër hyrjeje para se të fillojë koncerti dyke thënë: “jemi të lumtur që kemi nderin të koncertojmë ne kosovarët në qytetin e bukur dhe të famshëm të Poetit Lasgush Poradeci, i cili atje në Kosovë është i adhuruar nga gjithë rinija e burrërija e Kosovës, dhe në Gjimnazet, Universitet kemi portretin e Naim Frashërit dhe Lasgush Poradecit”.
Kosovarët pastaj siç mora vesh, kishin kërkuar një intervistë me Lasgush Poradecin (në inspektorinë e arësimit, inspektor Genci Hoxha), intervistë që siç shënova më lart nuk u lejua prej Gencit. Unë, vajta më 22 Shtator 1979 në Inspektorí të marr 2 bileta (1 për mua, 1 për çupën time, Kostadinën) për koncertin e Kosovës së 23 Shtatorit. Genci më tha: “s’kam, janë me Listë”. Si një potentat tha: “s’kam”, jo “s’kemi”. Unë: “po pse s’më vutë edhe mua në Listë, në këtë manifestim kulturor, si anëtar i kulturës që jam edhe unë”. Heshti!
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3222029161206920&set=a.903618783047981&type=3&theater