Sipas të dhënave të fundit nga Ministrisë së Shëndetësisë në të gjithë Maqedoninë janë regjistruar 74 të infektuar dhe 90 të shëruar, nga qyteti i Tetovës vijnë lajme të mira sa i përket situatës me koronavirusin, sot nuk është regjistruar asnjë rast me Covid-19, kurse betejën me koronavirusin e kanë fituar sot 17 persona.
Nga ky qytet ku gjithsej janë regjistruar 1057 raste të konfirmuara me Covid-19 , 822 prej tyre janë shëruar plotësisht dhe 15 kanë humbur betejën me virusin ndërsa vetëm 220 raste janë aktive.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarëve me Covid-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 11128, numri i pacientëve të shëruar është 6972, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3656.