• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 12 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Përkujtim / Më 22 korrik u nda nga jeta akademiku, shkrimtari e historiani i letërsisë Dhimitër Shuteriqi

22/07/2020
| Kulturë, Rajon

Akademiku, shkrimtari, historiani i letërsisë e Mësuesi i Popullit Dhimitër Simon Shuteriqi (1915 – 2003), kujtohet me nderim e respekt nga Akademia e Shkencave, sot, në ditën e ndarjes së tij nga jeta.

Lindi në Elbasan e pasi kreu Liceun Kombëtar (francez) të Korçës (1936), ndoqi studimet e larta e u diplomua për filozofi në Universitetin e Grenoblës (1942). U kthye në atdhe më po atë vit dhe mori pjesë aktive në Luftën ANÇ. Pas çlirimit pati detyra me përgjegjësi në institucione arsimore, kulturore dhe letrare të vendit. Është ndër themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë (tetor 1945), kryetar i saj në vitet 1954–1973, drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik në vitet 1947–1950, deputet i Kuvendit Popullor në vitet 1950–1974.
Dhimitër Shuteriqi e nisi veprimtarinë letrare në mes të viteve ’30 me vjersha, tregime dhe artikuj kritikë. Ka botuar, në atë kohë, përmbledhjet poetike “Kangët e rinisë së parë” (1935) dhe “Kangë” (1936), kurse në revistën “Bota e Re” të Korçës artikullin e gjatë “Drejtimet e reja letrare”, ku përkrahen prirjet realiste në krijimtarinë e autorëve të rinj të kohës. Veprat më me rëndësi i ka shkruar pas Çlirimit. Në këtë kohë botoi dy vëllimet e para të romanit “Çlirimtarët” (1952, 1955), po vepra mbeti e papërfunduar. Më pas, fushë kryesore e krijimtarisë së tij u bë tregimi. Botoi përmbledhjet “Gurnecka” (1957), “Fyelli i Marsiasit” (1963), “Kënga dhe pushka” (1972), “Maratonomaku ynë” (1977), “60 tregime në një” (1979), “Buka e thika” (2002) etj. Tregimet e Dh.Sh. kanë tematikë të larmishme. Vëmendjen e autorit e kanë tërhequr ngjarje kulmore të së kaluarës historike, figura të historisë e të kulturës kombëtare, jeta e vështirë e njerëzve të thjeshtë dhe sakrifica e tyre në luftë, ngjarje dramatike e poetike të kohës etj. Në to janë përjetësuar Gjorg Golemi legjendar, Marin Barleti, Pjetër Budi, Dhaskal Todri, Ismail Qemali, Dora d’Istria, A. Z. Çajupi e të tjerë. Duke u nisur nga dy burime të mëdha që ushqyen frymëzimin e tij si tregimtar, historia dhe folklori, Dhimitër Shuteriqi krijoi një tip proze që rrjedh në shtratin e ligjërimit popullor dhe zbulon koloritin e jetës shqiptare e të fshehtat e shpirtit njerëzor me një gjuhë të pasur e të rrjedhshme. Këto veçori karakterizojnë dhe ligjërimin e romanit të tij të fundit “Sytë e Simonidës” (1998). Krahas prozës vijoi të lëvrojë edhe poezinë, duke botuar vëllimet “Kangë” (1981), “Kroje kam et” (1998) etj.
Fusha kryesore e punës së Dhimitër Shuteriqit si shkencëtar ka qenë historia e letërsisë, tradita e hershme e shkrimit të shqipes, folklori dhe disa figura historike. Kërkimi në këto fusha është kurorëzuar me botimin e një korpusi veprash e studimesh që hedhin dritë jo vetëm në fillimet e shkrimit shqip (“Shkrimet shqipe”, 1965, 1976, dhe “Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes në vitet 879–1800” (2005), por dhe në rrënjët e traditave letrare-kulturore, në procese e figura të shquara të letërsisë së humanizmit, të Mesjetës dhe të Rilindjes Shqiptare, duke vënë në qarkullim tekste të panjohura dhe ide të reja shkencore.
Dhimitër Shuteriqi është bashkautor dhe redaktor i veprës përgjithësuese “Historia e letërsisë shqipe” I, II (1959, 1960), botim i Universitetit të Tiranës, kryeredaktor i veprës “Historia e letërsisë shqiptare” (1983), botim i Akademisë së Shkencave; autor i monografisë “Naim Frashëri – Jeta dhe vepra” (1982); i traktatit “Metrika shqipe” (1947) dhe i përmbledhjeve me studime “Nëpër shekujt letrarë” (1973), “Gjurmime letrare” (1974), “Autorë dhe tekste” (1977), “Mbi Barletin dhe shkrime të tjera” (1979), “Marin Beçikemi dhe shkrime të tjera” (1987), si dhe i shumë artikujve e studimeve të shpërndara në shtypin shkencor e periodik.
Ai është një ndër themeluesit e shkollës historiografike letrare në Shqipëri. Dhimitër Shuteriqi la në dorëshkrim një varg veprash të përfunduara Fjalorin parabuzukjan të shqipes, botuar me titullin “Dëshmi parabuzukjane të fjalës shqipe” (Akademia e Shkencave, 2010), Fjalorin e Naim Frashërit (botuar nga Akademia e Shkencave, 2017) dhe një Regest dokumentesh historike të viteve 1397–1479 e të tjera.
Bibliografia personale e akad. Dhimitër S. Shuteriqit u botua në vitin 2019, përgatitur nga Biblioteka shkencore e ASh-së. Dhimitër Shuteriqi është dekoruar me “Urdhrin e Flamurit”; ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.  Burimi: www.akad.gov.al 

 


Publikimi i mëparshëm

Koleksioni i veglave të lashta muzikore

Publikimi i radhës

Sa është kostoja e dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia në Kosovë?

Publikimi i radhës

Sa është kostoja e dëmeve të luftës të shkaktuara nga Serbia në Kosovë?

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.