• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Carlos Ruiz Zafón – rrëfimtari që ringjalli romanin gotik

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shkruar në Twitter: “Ne humbëm një prej shkrimtarëve më të lexuar e më të admiruar spanjollë në botë. Carlos Ruiz Zafón, një shkrimtar kryesor i epokës sonë, ka dhënë një kontribut domethënës në letërsinë bashkëkohore”.

20/06/2020
| Bota, Kulturë

Carlos Ruiz Zafón, autori spanjoll i romaneve ndërkombëtare bestsellerë, përfshirë “The Shadow of the Wind”, ka vdekur në moshën 55-vjeçare. Romansieri, që është përshkruar shpesh si më i lexuari autor spanjoll që prej Cervantesit, ka vdekur të premten në shtëpinë e tij në Los Angeles, ka bërë të ditur botuesi i tij “Planeta”. Sipas njoftimeve në gjuhën spanjolle, Ruiz Zafón është diagnostikuar me kancer në zorrë më 2018.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shkruar në Twitter: “Ne humbëm një prej shkrimtarëve më të lexuar e më të admiruar spanjollë në botë. Carlos Ruiz Zafón, një shkrimtar kryesor i epokës sonë, ka dhënë një kontribut domethënës në letërsinë bashkëkohore”.

Duke e quajtur atë si “një nga romansierët më të mirë bashkëkohorë”, “Planeta” ka cituar nga libri i tij më i njohur, “The Shadow of the Wind”, një triler letrar mbi një librari me tituj të përçudshëm: “Secili libër, secili vëllim që shihni këtu, ka shpirt. Shpirti i personit që e shkroi atë dhe atyre që e lexuan jetuan dhe ëndërruan me të”. Botuesi i tij në gjuhën angleze “Weidenfeld & Nicolson” ka thënë se ishte “thellësisht i trishtuar të dëgjonte për ikjen e Carlosit”.

Autor i tetë romaneve që përfshijnë edhe tituj si “The Angel’s Game” dhe “The Labyrinth of the Spirits”, librat e Ruiz Zafónit të shitura në më shumë se 38 milionë kopje gjithandej botës janë përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë duke i sjellë atij çmime të shumëfishta.

I lindur në Barcelonë, Ruiz Zafón ka punuar në marketing para se të debutonte më 1993 si autor i romanit për të rinj “The Prince of Mist”. Më 2001 ai ka botuar “The Shadow of the Wind”, me një djalosh të quajtur Daniel, që është dërguar në Varrezën e Librave të Humbur në Barcelonë dhe fandakset nga autori Julian Carax dhe figurat si hije që orvaten të zhdukin secilën kopje të librave të Caraxit. Romani qe përkthyer në anglisht nga Lucia Graves më 2004, dhe kështu u bë hit ndërkombëtar.

“Nëse keni menduar se romani i vërtetë gotik ka vdekur në shekullin e 19-të, ky do t’ju bëjë të ndërroni mendjen”, kishte thënë Stephen King në një recension. “Hija është çështja e vërtetë, një roman plot me shkëlqim të ligshtë dhe dyer kërcëllitëse, një roman ku edhe nënngjarjet kanë nënngjarje”. Koha.net

 


Publikimi i mëparshëm

21 qershori – dita më e gjatë e vitit

Publikimi i radhës

Kanë fillue nana dhe baba me u plakë

Publikimi i radhës

Kanë fillue nana dhe baba me u plakë

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.