• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

100 vjet më parë – lindi muzikanti, kompozitori, shkrimtari dhe etnomuzikologu Ramadan Sokoli

14/06/2020
| Kulturë, Shqipëri

Ramadan Sokoli qe muzikant, kompozitor, shkrimtar dhe etnomuzikologu i parë shqiptar. Çmohet si njëri prej studiuesve më të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe ballkanike. U lind në Shkodër në lagjen Dërgut, i biri i Jusufit dhe Aishe Jukës. I ati ishte përkthyes në konsullatën jugosllave në qytet që nga 1920 deri së paku më 1936. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitet 1927-‘31 dhe që në klasën e dytë mësoi notat e muzikës duke luajtur në disa vegla muzikore. Shkollën e mesme e mbaroi në gjimnazin e shtetit në vitet 1931-‘39 po në atë qytet.

Qysh në moshë të re, bënte pjesë në Bandën Frymore të Qytetit të Shkodrës, që për kohën ishte e famshme. Rreth moshës 16 – 17 vjeçare, filloi të kompozojë. Bëri disa këngë që më pas, do të këndoheshin nëpër koncerte apo në Radio Tirana si pa autor, deri sa një ditë u quajtën, këngë popullore, ku dhe sot vazhdojnë të njihen si të tilla.

Pas pushtimit italian të Shqipërisë, raportohet ndër pjesëmarrësit e demonstratës së parë antifashiste me studentë dhe konviktorë të Shkodrës me flamurin shqiptar pa sëpatën e liktorit. Regjimi fashist ia internoi të atin në Itali, ku Ramadani shkonte ta shihte shpesh.

Pasi mbaroi gjimnazin me rezultate të larta, ai fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur Konservatorin “Luigi Cherubini” në Firence për Flaut e Kompozicion. 

Për shkak të luftës, në vitin 1944, Ramadani i ndërpreu studimet në atë konservator dhe u kthye në qytetin e tij të lindjes. Vëllai i tij i madh, Brahimi, u arrestua që në fillim si eksponent i Lëvizjes së Legalitetit në qytet. Pas ngjarjeve të Kryengritjes së Postribës, u arrestua edhe Ramadani me të atin, të dënuar përkatësisht katër dhe dy vjet. Dënimin e kaluan prej burgjeve të Shkodrës e kënetave të Bedenit në rrethin e Kavajës.

Në këto ambiente, Ramadani, do të fillonte për herë të parë njohjen me ajkën e inteligjencës shqiptare, të cilët sipas tij do të bëheshin profesorët e një universiteti tjetër.

Gjatë gjithë periudhës së burgut, Ramadani mundi të vilte prej shumë “kolegëve” të tij të qelive, një kulturë të madhe në fushat e folklorit e muzikologjisë, të cilat i shërbyen si lëndë e parë në hartimin e përpilimin e mëvonshëm të dy teksteve shkollore që do të bëheshin “patenta” e tij në rrugën e saponisur të etnomuzikologjisë. Pas daljes nga burgu e morën ushtar dhe e dërguan në jug të Shqipërisë, në fshatrat e Gjirokastrës.

Edhe kjo për të qe një eksperiencë e vërtetë jete. Ishte dirigjenti i njohur Gaqo Avrazi që ndërhyri për ta tërhequr në Tiranë e ta punësonte për organizimin e Ansamblit të Ushtrisë, e më pas në organizimin e Korit të Filarmonisë. Pas kësaj punoi si Shef i Muzikës në Shtëpinë e Kulturës së Qytetit të Tiranës. Gjatë kësaj kohe u mor me organizimin e Festivaleve te Këngës e Valles Popullore. Në këtë punë ai shërbeu për pak kohë deri se u mor vesh biografia e tij si “armik i klasës” dhe u pushua shpejt.

Pas kësaj, mbas disa ndërhyrjesh ai mundi të rifillojë punë në kryeqytet si drejtues muzike në Shtëpinë e Kulturës nga viti 1952 deri në 1954 kur u pushua përsëri. Me mundime të mëdha ngaqë kishte shumë nevojë për kuadrin mësimor të muzikës, u rregullua si mësues në Liceun Artistik në Tiranë me ndihmën e Llazar Siliqit. Në këtë shkollë Ramadani punoi pa ndërprerje derisa doli në pension në vitin 1980, pa iu dhënë kurrë mundësia të punonte në nivel akademik.

 

 


Publikimi i mëparshëm

OBSH ka frikë se Covid-19 do të kthehet në shumë vende të botës

Publikimi i radhës

Kurioziteti ushqen jo vetëm shkrimin tim, por edhe jetën time

Publikimi i radhës

Kurioziteti ushqen jo vetëm shkrimin tim, por edhe jetën time

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.