• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Nuk ka asnjë sekondë për humbje / Duhet menjëherë të veproni kështu nëse fëmija fillon të ngufatet

Lodrat e imëta apo objektet të cilat vogëlushët i fusin në gojë janë shkaktare madje për vdekjen e një të tretës së të rinjve nën 14 vjeç

07/06/2020
| Bota, Spektër

Ngufatja me objekte të huaja është shkaktare pothuajse e një të tretës së të gjitha vdekjeve të fëmijëve nën 14 vjeç. Kur fillon problemi, ekzistojnë mënyrat që të shmanget tragjedia. Mirëpo, duhet ditur edhe çfarë assesi nuk duhet të bëni.

Të themi kështu, kurrë nuk duhet të përpiqeni që objekti me gishta të nxirret nga goja e fëmijës.

Tmerri për prindërit fillon kur në gojë futet një kafshatë e madhe, një copë e thyer molle, korja jo mjaft e përtypur e bukës, apo pulla e këputur e rrobave, pjesa e shkëputur e lodrës.

Sytë e fëmijës zgjerohen, fillon të kollitet. Instinktivisht, trupi përpiqet ta nxjerrë jashtë objektin që është mbërthyer dhe sërish të vendosë frymëmarrjen. Në shumicën e rasteve, disa kollitje do ta nxjerrin objektin jashtë.

Kur nuk mjafton kollitja, është shumë me rëndësi të dini si t’i ndihmoni fëmijës. Pediatrit kanë bërë “listën” e rregullave mbi veprimin kundër ngufatjes së rastësishme:

▪ Kur vëreni që fëmijës diçka i ka ngelur në gojë, përpiquni që ta detyroni të kollitet, sepse kollitja është mënyra natyrore që ta nxjerrë jashtë objektin e huaj. Pozita në momentin kur trupi i huaj ende nuk pengon nuk është me rëndësi, fëmija instinktivisht do të veprojë si duhet.

▪ Nëse trupi i huaj tashmë është mbërthyer dhe ka ndërprerë frymëmarrjen, do të jetë mirë që dikush menjëherë të thërrasë ndihmën e shpejtë, mirëpo, fëmija gjatë asaj kohe assesi nuk bën të lihet vetëm, por filloni t’i ofroni ndihmën.

▪ Kapeni fëmijën për nofullën e poshtme dhe vendoseni mbi gjurin tuaj. Nëse jeni djathtak dhe nofullën e fëmijës e mbani me dorën e djathtë, atëherë vendoseni mbi gjurin e djathtë. Nëse jeni majtak, e kundërta.

▪ Merreni fëmijën me të dy duart dhe mbështilleni rreth koshit të tij të kraharorit, ashtu që butësisht ta lakoni përpara dhe të bëni presion duke shtypur fuqishëm dhe duke liruar – në mënyrë alternative. Ajo procedurë gjithashtu mund të ndihmojë që fëmija vetë ta nxjerrë jashtë trupin e huaj nga gabzherri.

/Telegrafi/

 


Publikimi i mëparshëm

Pa në shitje librin e tij, ja çfarë bëri Honore de Balzac

Publikimi i radhës

Librat që duhet lexuar nga të gjithë

Publikimi i radhës

Librat që duhet lexuar nga të gjithë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!