• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Në Tetovë do të mbahet Edicioni VII i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

07/06/2020
| Aktuale, Kulturë, Maqedoni

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se me, 10 qershor 2020, në 142 –Vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do ta organizojë Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”.

Për shkak të pandemisë globale Covid-19 dhe numrit në rritje të të infektuarve në RMV, nga Shoqata “Tradita” njoftojnë se manifestimi i sipërthënë do të organizohet online në faqen zyrtare të shoqatës në facebook:  https://www.facebook.com/shoqatatradita.org/ .

Njoftimi i plotë:              

Të nderuar veprimtarë të artit, të kulturës, të arsimit dhe të shkencës,

Kemi nderin t’ju njoftojmë se Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë, më 10 qershor 2020, në orën 11:00, do ta organizojë Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”.

Në kuadër të këtij manifestimi kulturor do të zhvillohen këto veprimtari: 

– Shënimi  i 142-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit;

– Përkujtimi i figurës së At Gjergj Fishtës (1940 -2020), me rastin e 80-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta;

– Ndarja e Çmimit kombëtar “Ali Vishko” për vitin 2020; dhe 

 Manifestimi i sipërthënë do të begatohet edhe me një program artistik.

Për shkak të pandemisë globale Covid-19 dhe numrit në rritje të të infektuarve, manifestimi i sipërthënë do të organizohet online në faqen zyrtare të shoqatës sonë në facebook:  https://www.facebook.com/shoqatatradita.org/ .

Ju jemi mirënjohës që vite me radhë keni qenë pjesë e rëndësishme e projekteve tona arsimore, shkencore dhe kulturore–artistike. Besojmë se, përmes kësaj platforme, do ta ndiqni edhe manifestimin e sivjetmë.

Me respekt,

Selam Sulejmani

Kryetar i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”

 


Publikimi i mëparshëm

Nderime në gjithë botën për afro-amerikanin George Floyd

Publikimi i radhës

Pa në shitje librin e tij, ja çfarë bëri Honore de Balzac

Publikimi i radhës

Pa në shitje librin e tij, ja çfarë bëri Honore de Balzac

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!