• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 29 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Raportimi i lirë, ADN-ja e demokracisë

05/06/2020
| Aktuale, Bota, Kulturë

Manuela Kasper-Claridge | Pamjet e sulmeve ndaj gazetarëve në Shtetet e Bashkuara janë jashtëzakonisht shqetësuese. Dhuna e policisë është e drejtuar kundër një raportimi të pavarur dhe të lirë. Por ne gazetarët nuk frikësohemi. Ashtu si kolegu im Stefan Simons, i cili siç duket u qëllua me një plumb gome nga një grup policie. Ai menjëherë pas kësaj kaloi në transmetim live dhe e komentoi ngjarjen. Platforma informuese Bellingcat ka numëruar mbi 100 gazetarë gjatë ditëve të kaluara, të cilët u bënë viktima të dhunës policore në Shtetet e Bashkuara. Midis tyre fotografja Linda Tirado, e cila humbi një sy nga një plumb gome.

Kushdo që na pengon ne gazetarët, do të dështojë. Sepse raportimi i lirë është pjesë e ADN-së së një demokracie. Vetëkuptohet, edhe në SHBA, e cila në renditjen e lirisë së shtypit të Reporterëve pa Kufij është vetëm e 45-ta. Gazetarët ndërkohë po jetojnë një klimë armiqësore në Shtetet e Bashkuara, të nxitur nga sulmet verbale të Presidentit amerikan. Kjo duhet të ndalet!

Por përpjekjet për frikësim dhe shpifje do të mbeten të pasuksesshme. Raportimet për dhunën policore, abuzimin e pushtetit ose dështimin politik janë çështje për të cilat ne i marrim parasysh rreziqet. Sepse çdo njeri ka të drejtën e informacionit. Edhe kur kjo nuk u përshtatet disave. Çdo sulm ndaj nesh gazetarëve është një sulm ndaj lirisë së të gjithëve. Kjo është arsyeja pse ne duhet të luftojmë me të gjitha mjetet e shtetit ligjor kundër pengimit të raportimit të pavarur dhe të lirë.

Deutsche Welle ka protestuar zyrtarisht në ambasadën amerikane kundër kërcënimit të korrespondentit të saj. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas kërkon mbrojtjen e lirisë së shtypit nga SHBA dhe dëshiron t’i hetojë abuzimet. Dhe kjo është gjë e mirë. Përballë sulmeve, është e rëndësishme të krijohet një publik i gjerë. Sepse atje ku pengohen gazetarët në punën e tyre, të drejtat e tjera rrezikohen shpejt. Prandaj ne do të vazhdojmë t’ju informojmë. Për atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara, në Hong Kong, në Rusi, në Gjermani – në të gjithë botën. Këtë liri ne nuk do të lejojmë të na e marrin.

 


Publikimi i mëparshëm

Arsimi i lartë – si një urë për të ardhmen

Publikimi i radhës

Çfarë e shtyu Hugo-në që t’i shkruante përkthyesit italian të romanit të tij

Publikimi i radhës

Çfarë e shtyu Hugo-në që t’i shkruante përkthyesit italian të romanit të tij

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!