• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 1 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Gazeta zyrtare e Vatikanit konfirmon / Katër Papë kanë pasur origjinë shqiptare

Gazeta zyrtare e Vatikanit konfirmon se katër Papë kanë pasur origjinë shqiptare “Osservatore Romano”, gazeta zyrtare e Vatikanit në Romë, ka publikuar një artikull të Giovanni Armillota me titull: “Pope Clement XI and the Albani Family”.

04/06/2020
| Aktuale, Bota, Kulturë

Në këtë artikull gazetari italian ka pasur për fokus ndërtimin e një biografie të shkurtër të Papës Clement XI dhe të familjes së tij, Albani, me prejardhje shqiptare, por pa lënë të pa cituar dhe emrat e të tre papëve, më të hershëm, që gjithashtu mësohet të kenë patur origjinë shqiptare.

Papa Saint Eleutherius (175-189) besohet të jetë Papa i parë ne Vatikan me origjinë shqiptare. Sipas artikullit në fjalë, Eleutherius ka shpërndarë masivisht mesazhin e Biblës në shumë vende të Perandorisë Romake.

Papa Saint Caius (283-296) njihet si Papa i parë që vendosi rregullat strikte të sjelljes dhe hierarkitë mes peshkopëve të vatikanit. Gjithashtu gjatë periudhës së papatit të Caius në fronin perandorak të Romës ka hipur një nga figurat më të njohura të antikitetit, Diokleciani.

Papa John IV (640-642) gjatë papatit të tij nuk e harroi kurrë origjinën e tij shqiptare dhe sipas historianëve ky Papë ka dërguar dhe ndihma konsistente popullit të Dalmacisë që ndodhej nën zgjedhën e serbëve dhe hordhive barbare.

Papa Clement XI (1700-1721) është Papa më i vonë me origjinë shqiptare. Sipas ‘Osservatore Romano’ familja e Clement XI është pagëzuar me mbiemrin “Albani” pasi rridhte nga një familje e zhvendosur në Urbino të Italisë, por që kishtë luftuar në krah të Skënderbeut gjatë çerekshekullit të rezistencës ndaj okupimit Turk. Papa Clement XI pasi mësoi për origjinën e tij shqiptare, u interesua shumë për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të tij.

Gjatë kësaj periudhe vetë “Këshilli i parë Kombëtar Shqiptar” (1703) u mblodh dhe u brumos pikërisht nga udhëzimet klerikale në lidhje me çështjet dogmatike, morale, kanunore dhe baritore, transmeton telegraf.

Gjithashtu, gjithmonë sipas “Osservatore Romano”, Papa Clement XI ka dhënë një kontribut të madh në unifikimin e kishës, duke e arritur një rezultat pozitiv, përkohësisht, dhe në trojet shqiptare ndërsa njihet dhe për dështimin që pati në orvajtjen për konvertimin në katolicizëm të Carit Rus, Pjetri i Madh.

 


Publikimi i mëparshëm

Kosova dhe Shqipëria prezantohen si një destinacion turistik i përbashkët

Publikimi i radhës

“Triumfi” vjen në shtëpinë tuaj

Publikimi i radhës

“Triumfi” vjen në shtëpinë tuaj

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!