“Djalosh, prej atij që ke mësuar të flasësh, përse nuk ke mësuar edhe të heshtësh?” – Demosteni
“Një mësimdhënës që synon të japë mësim pa i frymëzuar studentët me dëshirën për të mësuar, i ngjan atij që rreh me çekan një hekur të ftohtë.”– Horace Mann
“Kush guxon të jap mësim, kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari.”– Dana J. C.
“Arsimimi e bënë një popull të lehtë për t’u udhëhequr, por të vështirë për tu sunduar; të lehtë për t’u qeverisur, por të pamunduar për tu skllavëruar.”– Henry Peter Brougham
“Akademikët pëlqejnë të japin përfundime, por jo të marrin vendime.”– Noel Annam
“Nëse i njeh mjetet për të forcuar trupin, për të kalitur vullnetin, për të fisnikëruar zemrën, për të përsosur trurin dhe për të ekuilibruar arsyen, do të thotë se je edukator i vërtetë.”– Sh. Leturno
“Pedagogu mediokër tregon; pedagogu i mirë shpjegon; pedagogu i shquar frymëzon.”– William Arthur Ward
“Njeriu që është i aftë t’i bëjë gjërat e rënda të duken të lehta është edukator.”– Ralph Waldo Emerson
“Kurrë nuk e harrojmë atë që e mësojmë me kënaqësi.”– Alfred Mercier
“Është e mundur që dituria të krijoj probleme, por ato nuk mund t’i zgjidhim nëpërmjet paditurisë.”– Isaac Asimov