• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Klodian Briçi: Përkthimi kërkon përkushtim, ndaj mos jini përtacë

Intervistën me përkthyesin Klodian Briçi e realizoi Besarta Ramadani.

27/05/2020
| Kulturë, Shqipëri

  Në këtë artikull do të paraqesim intervistën që i bëmë njërit ndër përkthyesit më të mirë në Shqipëri, i cili ka përkthyer mbi dyzet tituj, shumica e të cilëve janë kryevepra botërore. Pas artikullit “Të njohim përkthyesit shqiptar”, s’ka si më mirë të njohim më afër përkthyesin e shkëlqyer i cili me shumë mjeshtri na ka sjellë letërsinë angleze  në shqip. Të bisedosh me përkthyesin  plotëson dëshirën e çdo lexuesi që të shkëmbej dy tri fjalë me shkrimtarin e librit të tij të preferuar. Unë pata fatin të kem një eksperiencë të tillë, të cilën do ta ndaj me ju.

      Përkthyesin çdoherë e mendojmë të ulur në dhomën e punës me mjetet e tij kryesore për të bërë përkthimet, si loptopi, tableti, telefoni, nga ku do ta ketë më lehtë të shfrytëzoj burime të ndryshme gjatë përkthimit. Por jo, nuk kemi të bëjmë me një përkthyes modern me të gjitha kushtet e nevojshme, por me një përkthyes që jep gjithçka nga vetja në heshtje, me një përkthyes të rrethuar me fjalorë dhe libra të ndryshëm, gjë që më kujton një fjali nga libri “Piktura e Dorian Greit” të përkthyer nga Klodian Briçi: “ – Zoti W.T e ka botën në raftet e bibliotekës së tij.” Përkthimet e tij lindën si nevojë për të ardhura sociale por që dashuria e madhe për letërsinë e bëri atë të pandalshëm duke arritur të bëhet i zoti në punën e tij si përkthyes.

     Po ashtu për të gjithë lexuesit që do të jenë të interesuar të lexojnë veprat e përkthyera nga Klodian Briçi, kemi listën me disa prej tyre:

  1. Kenari dhe paragjykim – Jane Austen, shtëpia botuese Uegen
  2. Princi i lumtur , përralla – Oscar Wilde shtëpia botuese ABC
  3. Ballkani: një histori e shkurtër – Mark Mazower shtëpia botuese Skandërbeg books
  4. Vila – Danielle Steel, shtëpia botuese Dudaj
  5. Rënia e Perandorisë Romake – Michael Grant
  6. Bashkë me erën I,II – Margaret Mitchell, shtëpia botuese Infobotues
  7. Shpresa të mëdha – Charles Dickens, shtëpia botuese Fan Noli
  8. Klubi Pikuik – Charles Dickens, shtëpia botuese Fan Noli
  9. Kohë të vështira – Charles Dickens, shtëpia botuese Fan Noli
  10. Profecia e Romanovëve – Steve Berry, shtëpia botuese Bota shqiptare
  11. Udhëtarja e kohës (I,II) – Diana Gabaldon, shtëpia botuese Living
  12. Abacia e Northangerit – Jane Austen, shtëpia botuese Bota shqiptare
  13. 1984 – George Orwell, shtëpia botuese Pema
  14. Piktura e Dorian Greit – Oscar Wilde,shtëpia botuese Pema
  15. Udha për te fari – Virgina Woolf, shtëpia botuese Albas
  16. Nderim Katalonjës : kujtime nga Lufta Civile e Spanjës. Ç’është socializmi : ese – George Orwell
  17. Trëndafili dhe unaza – William Makepeace Thackeray, shtëpia botuese Infobotues
  18. Piter Pani – James Matthew Barrie
  19. Ferma e kafshëve – George Orwell

        Fillimin e intërvistës do ta nisim me hyrjen e librit “Piktura e Dorian Greit”, sepse ia vlen çdo fjalë e shkruar në të: “Artisti krijon gjëra të bukura. Pikësynimi i artistit është zbulimi dhe fshehja e artit.

“Nuk ka libra të moralshëm apo të pamoralshëm, ka libra të shkruar mirë ose të shkruar keq. Kjo është e gjitha.”

INTERVISTA

Në cilën moshë keni filluar të bëni përkthimet e para dhe çfarë do të thotë për ju të përkthyerit?

     Unë kam nisur të përkthej qysh në vitin 1998-1999. Ç’do të thotë të përkthesh: të përkthesh kuptimin, pra t’i nxjerrësh kuptimin dhe ta japesh shqip duke ruajtur veçantitë e personazheve dhe të stileve të romaneve. Që të bëhesh përkthyes duhet të studiosh shumë, ta dashurosh letërsinë dhe ta duash qenien njerëzore. vetëm ata qe janë të gatshëm të japin a falin dashuri mund të përkthejnë.

Cili është libri më  i bukur që keni përkthyer dhe cili është libri që do të donit ta përktheni?

     Për mua libri më i bukur ka qenë dhe mbetet “Portreti i Dorian Greit” i Oscar Wilde dhe paskëtaj “Shpresa të mëdha” i Dickens. I fundit fare vjen” Bashkë me erën” i Margaret Mitchell. Në përgjithësi më pëlqen shumë letersia klasike (romanet e shekullit të 18, 19 dhe fillimshekullit të 20). Unë kam shume libra që më pëlqen t’i përkthej, sidomos ato të papërkthyerat nga Dickens.

 A keni ndonjë teknikë apo strategji që e përdorni gjatë përkthimit dhe cilat janë mjetet kryesore që i duhen një përkthyesi mbi tavolinë për të bërë një përkthim?

     Unë përdor shumë fjalorë anglisht-shqip (në të vërtetë të gjithë fjalorët e botuar në shqip). Kam tërë fjalorët për pastërtinë e gjuhës shqipe dhe disa fjalorë elektronikë anglisht-shqip, anglisht-anglisht. Mjerisht s’kam internet në shtëpi, pasojë e skamjes dhe poshtërimit që na ka rroposur klasa politike shqiptare. Një përkthyes s’është i tillë nëse ndërkohë s’lexon letërsi të përkthyer apo autoktone (vendese), pra duhet kulturë leximi. Duhet shfletuar edhe fjalori shqip-shqip i 1980-s, pasi ai ka një pasuri gjuhësore dhe përmbajtësore të mahnitshme. Kam edhe fjalorë sinonimike që më ndihmojnë shumë në punën që bëj.

Puna e përkthyesit padyshim nuk është e lehtë dhe kërkon shumë përkushtim. Sa kohë ju merr përkthimi i një libri dhe përkthimi i cilit libër ka qenë më sfidues për ju?

     Përkthimi më merr mjaft kohë, gjithë jeta ime vërtitet rreth tij. Përkthime sfiduese kanë qenë ato të Dickens, “Bashkë me erën” dhe libri që jam duke përkthyer tani nga Jack London. Do të më pëlqente të risillja në shqip ato që kam përkthyer dhe botuar tashmë nga Dickens, një libër nga Mary Shelley dhe “ Bashkë me erën”.

 Çfarë këshillash mund t’u jepni përkthyesve më të rinj?

     Këshilla për përkthyesit e rinj është: mësoni, studioni dhe jini vëzhgues të mirë. Përkthimi kërkon përkushtim, ndaj mos jini përtacë, por të papërtuar, kini dëshirën për të mësuar gjithnjë, sepse vetëm duke e parë veten nxënës të përjetshëm do të arrini të bëni punë. Bashkëpunoni ngushtësisht me redaktorët (dëgjojuani këshillat) se vetëm kështu mund të rriteni profesionalisht dhe para se të përktheni thojini vetes: Kjo vepër është në gjuhë të huaj, por unë duhet ta sjell në atë mënyrë sikur autori të jetë shqiptar dhe t’u flasë zemrave të shqiptarëve. Ngaherë drejtojini pyetjen vetes kur përktheni: a më shkon kjo shqip, a themi kështu? Mjerisht unë s’kam smartphone që të mund të flitnim më shumë e me gjatë, por sidoqoftë u mundova te them diçka. Me nderime, perkthyesi Klodian Briçi.

 

 


Publikimi i mëparshëm

Kur Pablo Neruda i thurte vargje Shqipërisë…

Publikimi i radhës

Studentët në Itali do t’i mbajnë provimet në mes të ullinjve

Publikimi i radhës

Studentët në Itali do t’i mbajnë provimet në mes të ullinjve

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!