• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Kompania amerikane publikon rezultate inkurajuese të vaksinës kundër COVID-19

Kompania Moderna Inc. me seli në Kembrixh, të shtetit Masaçusets, thotë se vaksina e saj eksperimentale kundër koronavirusit tregoi rezultate inkurajuese në testimet e hershme.

20/05/2020
| Bota, Spektër

Një kompani nga shteti amerikan Masaçusets njoftoi se vaksina e saj eksperimentale kundër koronavirusit ka dhënë rezultate inkurajuese. Testimet e hershme u kryen tek tetë persona të moshës së mesme, në gjendje të mirë shëndetësore, raporton VOA.

Kompania Moderna Inc. me seli në Kembrixh, të shtetit Masaçusets, thotë se vaksina e saj eksperimentale kundër koronavirusit tregoi rezultate inkurajuese në testimet e hershme.

Kompania tha të hënën se vaksina e saj shkaktoi reagim imunitar në tetë vullnetarë të shëndetshëm, të moshës së mesme.

“Pra, ka krijuar llojin e përgjigjes imune që duhet të jetë mbrojtëse, por ne nuk mund ta themi vërtet këtë me siguri. Është provuar deri më tani tek vetëm tetë persona. Këto informacione i kemi vetëm për këta tetë persona. Rreth 45 persona e kanë marrë vaksinën deri më tani. Ka një lloj sigurie se të paktën tek ata njerëz, dukej e parrezikshme”, thotë Marilynn Marchione, eksperte e mjekësisë, në Associated Press.

Vaksina eksperimentale krijoi antitrupa, të ngjashëm me antitrupat që shihen te njerëzit që janë rikuperuar nga COVID-19, tek vullnetarët e studimit, të cilëve u është dhënë një dozë e ulët ose e mesme.

“Qeveria ka njoftuar iniciativën e quajtur Operacioni Warp Speed për të bërë përpjekje për të patur deri në janar një vaksinë që do të funksionojë, për të paktën një masë njerëzish. Kjo është një detyrë me të vërtetë e madhe – arritja e një vaksine nga e para për një mikrob të ri si ky koronavirus – kjo nuk është parë ndonjëherë më parë”, thotë zonja Marchione.

Studimi po udhëhiqet nga Institutet Kombëtare të Shëndetit të Shteteve të Bashkuara. Në fazën tjetër, studiuesit do të përpiqen të përcaktojnë se cila dozë është më e mirë për një eksperiment përfundimtar që ata synojnë ta fillojnë në korrik.

 


Publikimi i mëparshëm

Studenti i UT-së Adem Ameti realizon një shpikje mbresëlënëse – ndez makinën me përplasje të duarve

Publikimi i radhës

Si e ndihmoi Kadareja Kosovën në rrugë letrare dhe politike

Publikimi i radhës

Si e ndihmoi Kadareja Kosovën në rrugë letrare dhe politike

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.