• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 2 Korrik 2022
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Bota

Libraritë luftojnë për mbijetesë për shkak të izolimit nga Covid-19

Libraritë në Francë i kanë mbijetuar ardhjes së televizionit, qendrave tregtare dhe shitjeve në internet. Pastaj erdhi izolimi nga koronavirusi, një ndërprerje tetë javore e cila po kërcënon mbijetesën e disa dyqaneve.

15/05/2020
| Bota, Kulturë

Libraritë e Francës u lejuan të rihapeshin të hënën për herë të parë që nga 17 marsi teksa vendi filloi të lehtësojë masat e bllokimit të vendosura në vend për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19. Pas pothuajse dy muaj izolimi, qeveria franceze po përpiqet të balancojë nevojën për të ringjallur ekonominë e përplasur me rrezikun e përhapjes së virusit vdekjeprurës. Në librarinë ICI në qendër të Parisit, vendosja e maskës është e detyrueshme dhe dezifektanti i duarve është i disponueshëm për të lejuar klientët të kapin cilindo libër që u tërheq vëmendjen.
“Njerëzit janë të kujdesshëm për të mos i prekur shumë librat. Dhe ne u themi atyre që nëse prekin librat, duhet të përdorin xhel dezifektantë çdo herë,”  tha bashkëthemeluesja  Anne-Laure Vial për Reuters. “Njerëzit kanë ardhur për të rimbushur raftet e librave e tyre ose të blejnë dhurata për ata që nuk mundën të festonin ditëlindjet.”

Franca është një parajsë për bibliofilet. Kompanitë e mëdha që shesin libra ekzistojnë, por libraritë e pavarura janë një tiparë i kudondodhur i lagjeve pariziane.

Mbrojtja e kulturës
Franca ka mbrojtur me xhelozi jetën e saj kulturore dhe institucionet për dekada. Nocioni francez i ‘l’exception kulturl’  tregon besimin se kultura kombëtare duhet të mbrohet nga forcat e tregut të lirë. Subvencionet, kuotat, mbështetja e të ardhurave dhe ulja e taksave ndihmojnë në promovimin e muzikës, kinemasë dhe letërsisë franceze. Ekziston gjithashtu një ligj që parandalon libraritë e mëdha dhe shitësit në internet që të ulin çmimet, në mënyrë që të mbrojnë shkrimtarët.

“Vështirësia vjen nëse nuk bëjmë shitje të mjaftueshëm për të mbuluar kostot tona,” tha Vial, i cili shqetësohet për një reagim të ngadaltë. “Ne duhet të rezistojmë për disa muaj.”

Qeveria është e vetëdijshme për rreziqet me të cilat libraritë përballen. “Ata kanë shumë fitime të pakta, dhe kështu mund të kenë probleme të gjejnë financat për të paguar kreditë,” tha Ministri i Financave Bruno Le Maire gjatë një vizite në një librari javën e kaluar. “Ne mund të kemi një sërë librarish të falimentuara. Kjo është pikërisht ajo që duam të shmangim.” / bota.a l /

 


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Oksfordit jep shpresa të mëdha për shpikjen e vaksinës

Publikimi i radhës

Si refuzoi Ali Pashë Gucia që Plava e Gucia t’i jepen Malit të Zi

Publikimi i radhës

Si refuzoi Ali Pashë Gucia që Plava e Gucia t’i jepen Malit të Zi









Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • TRADITA PLUS
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!