Apple dhe Google kanë bashkuar forcat në përpjekje për të prodhuar një aplikacion që do paralajmërojë përdoruesit e celularëve të zgjuar për rrezikun e ekspozimit ndaj koronavirusit.
Sipas Daily Mail, kompanitë rivale po hapin sistemet e tyre të operimit në mënyrë që edhe në pajisjet iPhone, edhe Android të mund të funksionojnë aplikacionet e gjurmimit.
Ato do punojnë duke përdorur sinjalet Bluetooth të celularëve për të gjurmuar çdo telefon me të cilin kemi qenë në kontakt të ngushtë.
Implementimi ka ngritur shqetësime për thyerje të privacisë, por dy gjigandët thonë se të dhënat do jenë anonime.
Nëse një person që përdor aplikacionin testohet pozitiv për Covid-19, të dhënat e lëvizjeve të tyre do të ngarkohen në një database publike.
Të tjerë përdorues mund të jenë në gjendje të kontrollojnë më pas nëse janë ekspozuar pranë personave të infektuar.
Nëse ndodh kjo, personi do marrë një mesazh në celular se ku dhe kur mund të jetë ekspozuar. Po ashtu do i vijnë disa udhëzime se si duhet të kontrollojë simptomat, të kërkojë testim ose të përdorë vetëkarantinimin.
Të tilla aplikacione janë përdorur me sukses në Singapor dhe Korenë e Jugut. Edhe atje ka pasur shqetësime për privacinë. / SYRI.net /