• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 30 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Shteti i parë që e shpalli fitoren ndaj Covid -19

09/04/2020
| Aktuale, Bota

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern u shpreh ditën e sotme se shteti i saj po e fiton betejën me Koronavirusin teksa vendi ishullor këtë të enjte raportoi 29 raste të reja, duke e çuar totalin në 1239, dhe vetëm një të vdekur. Nga këto raste, vetëm 14 janë në spital dhe 317 janë shëruar.

Arden falenderoi qytetarët e saj për vendosjen e “murit mbrojtës” që pengoi përhapjen e virusit në vend.

“Për vende të tjera, këto shenja pozitive mund të jenë një arsye për të hequr kufizimet. Danimarka,, me 5597 raste dhe 218 viktima, ka njoftuar se do të fillojë heqjen e kufizimeve javën e ardhshme nëse rastet mbeten në këtë nivel. Por, kryeministrja e Zelandës së Re, tha të enjten se ajo do të forconte kufizimet në kufi, dhe të bënte që të gjithë ata që arrijnë në vend do të qëndrojnë dy javë në karantinë në një ambjent të miratuar dhe jo të izolohen në shtëpi. Rregulli aplikohet vetëm për banorët e Zelandës së Re, të huajt e kanë të ndaluar të hyjnë në vend nga 20 marsi. Ne jemi vetëm në gjysmë të rrugës”, tha ajo në një konferencë për shtyp.

“Ajo që kemi bërë këto dy javë është e jashtëzakonshme. Ne i kemi marrë këto vendime së bashku dhe po mbrojmë njëri tjetrin. Por kjo do të jetë një maratonë…në luftën kundër koronavirusit”, shtoi ajo.

Zelanda e Re, me një popullsi rreth 5 milionë banorë, ka dy avantazhe; gjeografinë dhe kohën. Më 28 shkurt, ajo konfirmoi rastin e parë të koronavirusit, plot një muaj para se SHBA ta bënte këtë. Dhe më 29 mars, vendi konfirmoi viktimën e parë dhe të vetme deri më tani. Veç të tjerash, Zelanda e Re është edhe ishull, larg nga vendet e tjera.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për fqinjen e Zelandës së Re, Australinë, e cila, siç tregohet në grafiqet e mëposhtme, ka një ritëm në ulje të infektimeve.

Syri.net / Tradita.org

 


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës me fushatë sensibilizuese / Rri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty! (VIDEO)

Publikimi i radhës

Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh për COVID-19, kështu po e mashtron organizmin

Publikimi i radhës

Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh për COVID-19, kështu po e mashtron organizmin

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!