• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E mërkurë, 22 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Në Universitetin e Tetovës, Mr. Sc. Salihe Salihu e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës

02/04/2020
| Arsim, Maqedoni

Në Universitetin e Tetovës, sot, më 2. 4. 2020, kandidatja Mr. Sc. Salihe Salihu, e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, me titull: “Sovraniteti dhe legjitimiteti i shtetit në Kosovë”.

Mbrojtja e doktoratës u realizua përmes platformës online Google Meet, duke u bazuar në nenin 3 të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsim të lartë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 76, të datës 24.3.2020), ndërsa të gjithë të interesuarve iu mundësua ndjekja me paraqitje paraprake në adresën elektronike:  doktoratura@unite.edu.mk.

Komisioni në përbërje, Prof. Dr. Fehari Ramadani-kryetar, Prof. Dr. Fatmire Lumani-anëtare, Prof. Dr. Arsim Bajrami-anëtar, Prof. Dr. Jusuf Zeneli-anëtar, Prof. Dr. Drita Fazlija-anëtare, si dhe mentori Prof. Dr. Ylber Sela, e vlerësuan lartë disertacionin dhe punën e kandidates gjatë studimeve të doktoraturës, duke potencuar në veçanti angazhimin dhe seriozitetin e saj.

Mr. Sc. Salihe Salihu, e lindur më 4.2.1967, ka kryer studimet në nivelin bachelor në dy programe studimore, në shkencat politike në Universitetin e Lundit, si dhe Migracioni ndërkombëtar dhe relacionet etnike në Universitetin e Malmes. Në vitin 2003 e mbrojti magjistraturën në shkencat politike në Universitetin e Lundit, me temën ”Dezintegrimi i Jugosllavisë” dhe gjithashtu mori gradën magjistër edhe në Universitetin e Malmes, në drejtimin Migracioni ndërkombëtar dhe relacionet etnike.

Ka qenë e angazhuar si ligjëruese nga World Univeristy Service në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Politike, në lëndën Barazia gjinore (2004-2007); në Folkhögskola në Malme të Suedisë për lëndën Shkencat sociale (2007) dhe Të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare” (2012), si dhe në disa kolegje në Republikën e Kosovës.

Drejtuesit e Universitetit të Tetovës, krahas respektimit në përpikëri të rekomandimeve të OBSH-së dhe autoriteteve të vendit kundër përhapjes së Covid-19, kujdesen maksimalisht që veprimtaria e përgjithshme e Universitetit të mos cenohet, sidomos interesi i studentëve në të gjitha ciklet e studimeve. Mbrojtja e sotme e disertacionit të doktoraturës dëshmon se UT edhe përmes formave alternative të TI-së ka kapacitetet e nevojshme në menaxhimin e procesit mësimor-shkencor.


Publikimi i mëparshëm

Universiteti i Tetovës i funksionalizon online të gjithë kapacitetet / Publikohet thirrja për punime shkencore

Publikimi i radhës

Kjo që jetojmë nuk është provë, është jeta jonë

Publikimi i radhës

Kjo që jetojmë nuk është provë, është jeta jonë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!