• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kosovë

Para Teatrit Kombëtar mbahen homazhe për Leze Qenën

Para Teatrit Kombëtar janë mbajtur homazhe për Leze Qenën, e cila vdiq sot në moshën 85 vjeçare.

25/03/2020
| Kosovë, Kulturë

Kryeministri Albin Kurti e ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi vlerësuan lart kontributin artistik të Qenës.

“Sot në mëngjes e morëm një lajm mjaft të hidhur, ku vdiq e madhja Leze Qena që për ne është një humbje e madhe, por për ne mbetet një ikonë. Ajo theu të gjitha tabutë, duke u ngjitur në skenën e teatrit. Për në është dhimbje e madhe, dhe e ngushëlloj komunitetin artistik. E dini se po ballafaqohemi me koronavirusit dhe masat e ndërmarra nga Qeveria nuk na lejojnë që të ndërmarrim diçka”, tha Dumoshi, pas homazheve te Teatri Kombëtar.

Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se varrimi i saj do të bëhet nesër në ora 17:00 në Dragodan, transmeton KOHA.

“Sigurisht se do të organizojmë diçka. Leze Qena ka merituar një përcjellje dinjitoze, ashtu siç na ka dhuruar dashuri me humorin e saj që na ka mbajtur shpirtërisht. Pasi që të kalojë kjo situatë me koronavirusin do të organizohemi dhe do të mbajmë një mbledhje komemorative”, ka thënë ajo.

Kurse kryeministri Kurti ka shkruar në Facebook se, “dëshiroj të ngushëlloj familjen dhe dashamirësit e aktores së shquar të Kosovës, Leze Qenës, për humbjen e madhe. Sot në orët e mëngjesit aktorja e dashur për publikun tonë, zonja Leze Qena, ndërroi jetë. Ajo gjatë jetës së saj ka patur një repertor të gjerë teatror, dhe ka luajtur shumë role në kinema e televizion”.

Ai thotë se kur artistët vdesin pikëllohen të gjithë.

“Një jetë kushtuar artit, është një jetë kushtuar publikut. Kur artistët vdesin, pikëllohemi të gjithë. Por dashurinë dhe respektin artistëve duhet t’ua japim gjatë kohës që janë gjallë, sidomos ne politikanët. I bashkohem përkujtimit të zonjës Leze Qena, i cili në kushtet e pandemisë, fatkeqësisht do të duhet të zhvillohet nga shtëpitë e banesat tona”, ka shkruar Kurti. Koha.net


Publikimi i mëparshëm

Si ta ulni temperaturën pa përdorur ilaçe

Publikimi i radhës

Jeta dhe vepra e Leze Qenës

Publikimi i radhës

Jeta dhe vepra e Leze Qenës

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!