• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Mësimi online për shkollat fillore edhe zyrtarisht filloi prej sot

25/03/2020
| Arsim, Maqedoni

Sot, edhe zyrtarisht nisi të zbatohet E-Klasa ose platforma nacionale e unifikuar për vijimin e procesit edukativ-arsimor “online”. Në faqen elektronike www.eduino.gov.mk tashmë janë vendosur video-leksionet e para nga mësimdhënësit për lëndë dhe klasa të caktuara.

Alsat ka kontrolluar detajisht çdo klasë dhe lëndë veçmas me mësim në gjuhën shqipe. Në shumë prej tyre akoma nuk kishte video-leksione. Për klasën e parë figuronte vetëm një video-leksion në lëndën e matematikës. Për klasën e dytë, nxënësit, momentalisht mund të ndjekin një video-leksion në gjuhën shqipe dhe atë për stinën e pranverës. Për klasën e tretë, janë vendosur 5 video-leksione, 2 në gjuhë shqipe dhe 3 në matematikë. Për klasën e katërt janë vendosur video-leksione në gjuhë shqipe, matematikë, dhe shkencat e natyrës. Ndërsa për klasën e pestë është vendosur video-leksion vetëm në shkencat natyrore, ndërkohë që mungonin në lëndët tjera.

Edhe nga klasa e gjashtë e deri në atë të nëntën ka mungesa të shumta. Madje janë vërejtur edhe gabime. Në klasën e gjashtë, në lëndën e matematikës janë vendosur pesë video-leksionet nga lënda e Informatikës. Nga një video mësim është vendosur edhe në lëndën e shkencave natyrore dhe gjeografi, po ashtu për klasën e gjashtë. Për klasën e shtatë dhe të tetë, video mësime vetëm për lëndët matematikë, gjuhë angleze dhe informatikë. Ndërsa për klasën e nëntë nuk ka të vendosur asnjë video-leksion.

Situatë më e mirë paraqitet në arsimin fillor me mësim në gjuhën maqedonase ku tashmë janë vendosur dhjetëra video-leksione. Vetëm në klasë të parë janë vendosur 17 video leksione në gjuhë maqedonase, matematikë, shkencat e natyrës, shoqëri dhe art. Nga Byroja për zhvillimin e Arsimit thanë se është herët që sot të prononcohen për mungesat e shumta në zbatimin e mësimit online duke shtuar se vazhdimisht po vendosen video-leksione të reja. Për momentin E-Klasa nuk ka përfshirë arsimin e mesëm. Një ditë më parë, ministri I Arsimit Arbër Ademi tha se janë paraqitur më shumë se 600 mësimdhënës të cilët kanë treguar gatishmëri për përgatitjen e këtyre materialeve dhe numri i tyre pritet të rritet. Ndërkohë, Ademi shtoi se mësimi do të vazhdojë edhe në distancë, nëpërmjet kanalit të parë dhe të dytë të servisit publik dhe me organizim individual të mësimdhënësve. Nxënësit ose prindërit e atyre që nuk kanë pajisje teknologjike ose telefona të mençur për të ndjekur mësimin, duhet të paraqesin rastin.

Melihate Rustemi / Alsat-m.tv


Publikimi i mëparshëm

Covid 19 / BE do ta ndihmojë Ballkanin Përendimor me më shumë se 400 milionë euro

Publikimi i radhës

Të shtunën dhe të dielën ora policore fillon prej 16:00

Publikimi i radhës

Të shtunën dhe të dielën ora policore fillon prej 16:00

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.