Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të fundit ka vendos masa të reja për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës.
“Ndalohet lëvizja e qytetarëve ditën e shtunë dhe të diel prej orës 16:00 deri ora 05:00, me përforcim të prezencës policore me qëllim të ndalimit të grupimit të banorëve në grupe me të mëdha se 5 persona. Vazhdojnë përjashtimet e deri tanishme” – thuhet në vendimin e qeverisë së vendit.