• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 26 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Spektër

Studimi / Koronavirusi frenohet nga moti i nxehtë dhe i lagësht

24/03/2020
| Spektër

Ekzistojnë disa studime që bien dakord me hipotezën se COVID-19 preferon një klimë të ftohtë dhe të thatë në krahasim me ato me klimë të nxehtë dhe të lagësht. Ky fenomen është tashmë i njohur edhe për virusin SARS.

Më shumë raste midis 3-13 gradë

Në analizën më të fundit të të dhënave të mbledhura nga Universiteti “Johns Hopkins” i realizuar nga MIT në Boston, tregohet se numri maksimal i rasteve të koronavirusit ka ndodhur në rajone me temperatura midis 3°C dhe 13°C. E kundërta ka ndodhur me vendet me temperatura mesatare më të lartë në 18°C të cilat kanë më pak se 5% të totalit të rasteve. Kjo statistikë funksionon gjithashtu edhe për SHBA-të ku shtetet jugore (si Teksasi, Florida dhe Arizona) deri më tani kanë regjistruar një normë më të ngadaltë të rritjes sesa shtetet veriore (siç janë Uashingtoni, Nju Jorku dhe Kolorado).

Virusi preferon qytete të ftohta dhe të thata

Dy studime të tjera kanë vërejtur të njëjtën dinamikë: i pari, e publikuar vetëm nga dy studiues spanjollë dhe finlandezë, ka zbuluar se deri më tani 95% të rasteve pozitive në botë kanë ndodhur në temperatura midis -2 dhe 10 °C në kushte të thata.

Studimi i dytë, i botuar në fillim të këtij muaji nga një ekip i udhëhequr nga studiues të Universitetit të Beihang në Kinë, shqyrtoi situatën në qytetet kineze dhe zbuloi se në ditët e para të epidemisë, në janar, para se të kryhej çdo ndërhyrje qeveritare, qytetet e nxehta dhe të lagështa panë një shpërndarje më të ngadaltë sesa ato të ftohta dhe të thata.

Parashikimet matematikore

Në të njëjtin studim, sipas modelit të vëzhguar në Kinë, studiuesit hartuan dy harta që tregojnë përhapjen e virusit në botë në Mars (foto kryesore) dhe parashikimin (vetëm në një vlerësim matematikor) të asaj që do të ishte në korrik, (foto poshtë) nëse do të konsideronim se virusi ndiqte ndryshoren e klimës në mënyrën e hipotezuar.

Kujdes në fronte të shumta

Gjithsesi asnjë prej këtyre studimeve nuk ka marrë në studim edhe faktorë të tjerë që mund të kenë ndikuar së bashku me kushtet klimatike: për shembull si kanë reaguar qeveritë, linjat e infeksionit, mungesa e testeve që duhen dorëzuar, popullsia, etj.

Në një postim të fundit, Marc Lipsitch, drejtor i një qendre studimore në Harvard, thotë se: “Edhe pse mund të presim ulje modeste në përhapjen e SARS-CoV-2 në kushte të motit më të ngrohtë dhe të lagësht, nuk është e arsyeshme të pritet që kjo rënie të ngadalësojnë transmetimin sa duhet për të krijuar një ulje të kurbës”.

Shkencëtarët gjithashtu tregojnë se midis datave 11 dhe 19 mars ka pasur një rritje të numrit të rasteve në rajone me temperatura mbi 18 °C. Është e vërtetë që virusi SARS po humbte aftësinë e tij për të mbijetuar në temperatura më të larta. Të njëjtën gjë ka edhe gripi sezonal.

Nuk mund të presim verën

Gjithsesi, për hemisferën veriore, rruga nuk ndryshon: izolimi dhe distanca sociale, plus mbyllja pothuajse totale, masa që, megjithatë, duket se funksionojnë. Për më tepër, në Itali nuk mund të lejojmë të mos veprojmë për të pritur verën. Lajmi i mirë është se nëse klima ka rëndësi, natyra do të jetë gjithashtu në favorin tonë në muajt e ardhshëm.

Marrë nga Corriere Della Sera, përshtati LAPSI.al


Publikimi i mëparshëm

Dr. Hugh Montgomery: një person me koronavirus mund të infektoje 59.000 njerëz të tjerë

Publikimi i radhës

Fundi i globalizmit / Jo, mos e dyshoni kot

Publikimi i radhës

Fundi i globalizmit / Jo, mos e dyshoni kot

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!