• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 1 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Apel për një front të përbashkët

10/03/2020
| Opinione

 Prof. Dr. Isuf Kalo | Në këto ditë kur pandemia e virusit Covid-19 i shtriu kthetrat edhe në vendin tonë mendoj se është koha të jemi të gjithë të bashkuar ndaj këtij rreziku që i kanoset  njerëzve tanë. Është pozitive që një sërë mësimesh të vyera i kemi përfituar tashmë nga eksperienca e përballimit të kësaj pandemie në vendet e tjera, veçanërisht nga fqinjët , dhe që disa masa mbrojtëse të domosdoshme janë ndërmarrë paraprakisht nga ministria jonë e shëndetësisë dhe task forca e ngritur posaçërisht kundra tij.

Specialistët e shkencëtarët tanë infeksionistë me kompetencë dhe përkushtim professional të lartë kanë zhvilluar një veprimtari intensive informuese për popullatën lidhur me masat mbrojtëse nga kjo e keqe krejtësisht e mundur për tu mposhtur. Ata janë skalioni i parë që po ndeshet me të dhe meritojnë admirim nga të gjithë ne.

Megjithëkëtë në ngjarje të tilla dramatike përveç qetësisë, mirëinformimit dhe bashkëpunimit nga secili prej nesh, mendoj se do të ndihmonte shumë edhe solidariteti, kontributi dhe paqja në nivel jo vetëm personal e familjar por edhe politik e shoqëror.

Në këtë kontekst mund të ishte me vlerë që edhe partitë e faktorët e tjerë politikë gjatë kësaj periudhe të ulnin përkohësisht armët, të shuajnë kontradiktat dhe polemikat mes tyre për tu bashkuar secila me propozimet, vërejtjet dhe kontributet në një front unik, çka do të maksimizonte forcën dhe efektivitetin tonë. Shëndeti nuk ka ngjyrë partiake. Ai është njësoj I bardhë , i  çmuar dhe   jetësor për të gjithë. Prandaj edhe task forca e ngritur kundra Coronavirusit them se do duhej të ishte bi-partizane, gjerësisht përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Përtej kufijve teknokratik përballimi i rreziqeve të tilla merr dimensione kombëtare madje edhe më gjerë.

Uroj me gjithë zemër që kjo e keqe të mposhtet shpejtë tek ne. Por nëse ajo do të shtrihet më tej do ta bëjë të vështirë përballimin me kontingjentin e disponueshëm (jo aq të madh) të tanishëm të bluzave tona të bardha. do ju bëja thirrje ,duke filluar nga vetja  ime(77 vjeçar) edhe kolegëve bashkëmoshatarëve të mij pensionist mjek të ofrohemi të gatshëm pavarësisht nga profilizimet tona, të ndihmojmë sa mundemi  vullnetarisht në këtë front të ri. Mposhtja e virusit Covid-19 kësaj monstre mikroskopike tinzake kaq shumë dëmprurëse për shëndetin, ekonominë dhe mirëqenien tonë, është sot detyrë mbi detyrat për të gjithë. Prandaj  edhe për ne.

/ Gazeta Liberale / Tradita.org /


Publikimi i mëparshëm

Shkencëtarët amerikanë: Ja sa ditë pas infektimit mund ta kuptoni se jeni me Koronavirus

Publikimi i radhës

Pse u arratis nga Shqipëria Arshi Pipa

Publikimi i radhës

Pse u arratis nga Shqipëria Arshi Pipa

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!