• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Mbi urën e lumit

20/02/2020
| Kulturë

Poezi nga Kaltrinë E. Uka | Ka lindur në Mitrovicë. Aty kreu shkollën fillore dhe gjimnazin, për të vazhduar mëpastaj studimet në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin “Isa Boletini” të Mitrovicës. Poezia e saj është vlerësuar shpesh me çmime letrare. Përmbledhjen e parë e ka botuar në vitin 2019, me titull: “Ju bâj sogje”.

Mbi urën e lumit

Jam tue qëndrue mbi urën e lumit,
Jam tue pa sesi nji vale ikë
si përplaset nji tjetër
dhe nji tjetër trembun zgjohet nga nji andërr e keqe
nji tjetër tue pëcjell rënkime
nji tjetër tue ndi dhimbë
nji tjetër shtron nji shëmbje makthi
nji tjetër luan nji tingull
nji tjetër buzagaz vrapon e unë i qesh

shoh dhe
si vala puthet me shiun
si lumi rritet e ngritet n‘harbim
tue kalue galop harqe të mëdha me erën
si kuaj të trembun
e ura duket si nji titanik qi po përmbyset
me kangën e saj t‘dashnisë
qi rri pezull në teh t’bregut
e harron t’knohet
dalldisun sikur ulërinë e shkapërdahet
në kupë të qiellit
në gji të dheut.

Mos kujto refrenin e vikamave
të tenoreve qi mbyten,
mbartës i fjalëve t‘pangjyrë
gjetheve t’përbaltuna
jehonave t’kputuna
përtyp rrfe
e rri tue vallëzue me ritmin e kangës prej loti qi unë t’knoj
në kët ritual t’ktij horozionti
ku plaken shirat
thyhet simetria e pikave qi ran’ mbi ty
e ti nis ritin tand të valëve
qi e ndjekin qetësisht njëra-tjetrën

Ibër, copë e atdheut
nurmadh qi m’shndërrohet në frikë
kur dita nuk diellon rreze
po thika shirash


Publikimi i mëparshëm

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës organizuan seancë të improvizuar gjyqësore

Publikimi i radhës

Rudolf Stambolla: “Kur gjethet bien në vjeshtë”

Publikimi i radhës

Rudolf Stambolla: "Kur gjethet bien në vjeshtë"

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.