Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka pranuar urimin e presidentit të SHBA-ve, z. Donald Trump.
“Për 12-vjetorin e pavarësisë sonë, pranova urimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për popullin e Kosovës. Letrat dhe urimet e presidentit Trump, gjithmonë kanë inkurajuar paqen, stabilitetin në rajon dhe Evropë. Me Amerikën dhe presidentin Trump në krah, Kosova do të ketë një të ardhme të ndritshme”-shkruan presidenti Thaçi në facebook.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/pcb.3462863913783943/3462860173784317/?type=3&theater