Sot, në orën 19:00, Teatri i Tetovës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës, nën regjinë e Gent Çajanit, do ta rishfaq veprën “TREGIMI ZOOLOGJIK”, të autorit Edward Albee, ndërsa në skenë do të interpretojnë: Rrahim Ramadani, Berat Mahmuti dhe Granit Vela.
Tregimi ndodh në “parkun qendror të qytetit”. Dy burra që prezantojnë dy klasa të ndryshme, takohen rastësisht. Duke biseduar ata ndajnë historitë e njëri-tjetrit dhe ne shohim, se sa të larmishme dhe të ndryshme janë jetët e tyre. Sa të paaftë jemi ne për të ndryshuar kontekstin e të qenurit “i huaj”, përballë jetës mizore që po e jetojmë dita ditës? Çfarë ndodh kur ne humbasim sensin për të jetuar? Si mund ta fitojmë lirinë, pa mos e lënduar askënd?
* Me datë 14 Shkurt 2020 ( e premte) ora 19:00, Teatri i Tetovës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit…
Posted by Teatri Tetovës on Tuesday, February 11, 2020