Drejtoresha e gjimnazit “7 Marsi”, znj. Miqerem Rizai ka theksuar se, në suaza të bashkëpunimit në mes Komunës së Tetovës dhe Komunës së Bursës, sot, nënshkruam aktin e binjakëzimit të gjimnazit “7 Marsi” – Tetovë dhe gjimnazit “6 Prilli” nga Bursa e Republikës së Turqisë.
Me këtë rast znj. Rizai është shprehur se kjo iniciativë është për t’u përshëndetur dhe njëkohësisht e ka falënderuar kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifin, Sektorin e Arsimit në Tetovë, Këshillin komunal të Tetovës, të cilët sipas saj kanë kontribuar në këtë binjakëzim. Ajo, po ashtu e ka falënderuar edhe përfaqësuesin e shqiptarëve në Bursa z. Rexhep Gündüz, që e realizoi organizimin e këtij takimi.
“Ata që do të përfitojnë nga ky binjakëzim pa dyshim janë nxënësit dhe arsimtarët e dy gjimnazeve duke këmbyer dije dhe përvoja reciproke. Pas disa ditëve “7 Marsi” e feston përvjetorin e pestë por me dyer të hapura dhe pjesëmarrje në projekte ndërkombëtare, një shkollë që vuri vulën e suksesit me një përkushtim të pashoq me punën dhe vullnetin e madh për dije duke e lënë kështu vitin 2015, në një të kaluar për të cilën do të shkruaj historia” – ka deklaruar Miqerem Rizai – drejtoreshë në gjimnazin “ 7 Marsi” në Tetovë.