• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 11 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Sot në orën 19:00, në Teatrin e Tetovës do të jepet shfaqja teatrale “Duke pritur Godonë”

06/02/2020
| Kulturë

Teatri i Tetovës, gjatë këtij muaji vijon angazhimin për realizimin e agjendës së ngjeshur teatrale,  të paralajmëruar kohë më parë. Sot, ky institucion kulturor, nën regjinë e Kaltrina Tefikut, do ta vërë në skenë, shfaqjen teatrale “Duke pritur Godonë” – kryeveprën e Samuel Beketit.

Kjo shfaqje do të jepet, në orën 19:00, dhe duke parë rëndësinë e kësaj vepre dhe mesazhin që përcjell ajo, pritet pjesëmarrje e lartë e adhuruesve të artit skenik.

Po ashtu, Teatri i Tetovës, ka njoftuar se të premten, më 7 shkurt, në orën 19:00, do ta rikthejë në skenë “Bidermanin dhe Zjarrëvënësit” të autorit Maks Frish.

Subjekti i shfaqjes ka në qendër njerëzinë që e ka zënë një hall i madh. Zjarrvënës për qejf, po djegin me radhë të gjitha shtëpitë në gjithë qytetin. Çdo herë e njëjta histori, dikush që troket në derë gjoja për të shitur diçka, përfundon i ftuar brenda ë shtëpi. Me hile e dredhi arrin të sigurojë strehë për një natë në papafingo. “E pabesueshme”,siç thotë personazhi kryesor, Gottlieb Biedermann, një prodhues e tregtar kolonje, i cili është i sigurtë dhe përbetohet se këtë gjë nuk do të lejojë kurrë t’i ndodhë atij. Por kur një i huaj misterioz (Schmitzi) troket në derën e tij, sa për mirësjellje dhe për shkak të ndjenjës së bujarisë morale, ai e fton të hyjë brenda. Schmitzit shumë shpejt i bashkohet një i huaj i dytë, (Eisenringu). Të dy i vihen punës dhe e mbushin papafingon me fuçi me benzinë. Biedermanni, që e ka të vështirë të njohë të keqen që po ndodh para syve të tij, i ndihmon të dy të masin fitilin, madje shkon deri aty sa t’u dorëzojë atyre shkrepësen që do t’i vërë flakën dhe do të shkatërrojë gjithë shtëpinë e tij. Gjatë gjthë kohës, kori i gatshëm i zjarrfikësve vigjilon, duke bërë sehir dhe duke pritur.

“Bidermani dhe Zjarrëvënësit”, është realizuar nga regjisori, Mehmet Xhelili; ndihmës-regjisorët: Fitim Selimi dhe Aferdita Nuhiji; kostumografia, Edlira Qyshka; skenografi, Betim Zeqiri; muzikën e Rrahman Ramadanit; ndërkaq do të luajnë aktorët tashmë të njohur, si: Petrit Neziri, Blerim Ismani, Shkumbin Zeqiri, Afërdita Nuhiji, Kujtime Ahmeti, Muzafer Etemi, Jetmir Arifi, Burhan Amiti, Elmir Sejfullai, Arben Rasimi, Rrahman Ramadani, Abedin Alimi dhe Hetem Etemi.


Publikimi i mëparshëm

21 vjet nga Konferenca e Rambujesë

Publikimi i radhës

Alkimia e takimit të tekstit me lexuesin

Publikimi i radhës

Alkimia e takimit të tekstit me lexuesin

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.