• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 1 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Spektër

Dua Lipa e dëshpëruar thellësisht që Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE -ja

01/02/2020
| Spektër

Britania e Madhe i dha fund gati 50 viteve të integrimit me Evropën, duke bërë një dalje historike nga BE pas vitesh argumentesh të hidhura për të shënuar rrugën e vet të pasigurt.

Mbretëria e Bashkuar u largua zyrtarisht nga BE në 23:00 të kohës lokale në Britani të premten në mbrëmje, pas 47 vjetësh brenda bllokut evropian. Kryeministri Boris Johnson lëshoi një fjalim një orë para se të largohej nga Mbretëria e Bashkuar, duke thënë se Brexit ofroi një mundësi për të “marrë kontrollin”.

Reagime të shumta lidhur me situatën në fjalë ka pasur edhe nga fytyrat publike, ndër ta edhe këngëtarë të njohur nga Londra të cilët nuk janë pajtuar me këtë fakt, duke cekur si një nga arsyet faktin që Brexit-i ndikon drejtpërdrejt në profesionin e tyre, duke dëmtuar ekonominë e tyre.

E revoltuar me situatën duket të jetë edhe shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, e cila prej muajsh është zhvendosur për të jetuar në New York, me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Mirëpo së fundmi, ajo është kthyer sërish në Londër te familja e saj – vend ky në të cilin ajo u lind e u rrit.

Dua edhe në zgjedhjet e fundit në Britaninë e Madhe kishte dalë haptaz kundër kryeministrit aktual, Boris Johnson, duke thënë se mbështetja ndaj Brexitit është në dëm të Mbretërisë së Bashkuar.

Dhe duke qenë se ata u larguan zyrtarisht nga BE mbrëmjen e së premtes, Lipa vendosi që të ndajë me miliona ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fjalim të publikuar nga kryetari i Komunës së Londrës, Sadiq Khan.

Në këtë letër ai kishte cekur se pavarësisht daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, Londra do të vazhdojë të mirëpresë njerëz nga e gjithë bota pa ndonjë dallim – dhe me ato që shkruan, Dua duket se pajtohet plotësisht.

“Mbretëria e Bashkuar ndoshta po largohet nga BE sot, por Londra mbetet një qytet global, qytet evropian. Ne vazhdojmë të jemi një fener për ide përparimtare, për vlera liberale dhe për vendosmëri dhe diversitet. Dhe ne do të vazhdojmë të mirëpresim njerëz nga e gjithë bota, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës së tyre, ngjyra e pasaportës së tyre ose ngjyra e flamurit të tyre kombëtar.

Në një kohë pasigurie të vazhdueshme, unë dua të dërgoj një mesazh të veçantë për më shumë se një milion evropianë që kanë vendosur të bëjnë qytetin tonë shtëpinë e tyre. Ju jeni londinezë. Ju jo vetëm që e pasuroni qytetin tonë në mënyrë ekonomike, por edhe shoqërore dhe kulturore. Nga ushqimi dhe moda jonë, deri tek risitë tona dhe shërbimet tona publike, ju jeni thelbësor për suksesin e qytetit tonë, të bërë nga arsyet kryesore pse Londra mbetet qyteti më i madh në botë”, shkruhet në letrën e kryebashkiakut të Londrës, që ai e shpërndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pak pasi Britania e Madhe zyrtarizoi vendimin për Brexitin.

Epoka e re


Publikimi i mëparshëm

Tronditet Berlinalja / Ish-drejtori Alfred Bauer, një ish-ushtar nazist

Publikimi i radhës

Orhan Pamuk: “Dikur lexova një libër dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”

Publikimi i radhës

Orhan Pamuk: “Dikur lexova një libër dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!