• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Qershor 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Arsim

Cilat janë gabimet drejtshkrimore te mbiemrat?

28/01/2020
| Arsim

Te mbiemrat kemi gjetur shumë shkelje të gabimeve gramatikore gjatë vëzhgimeve tona nëpër mediet elektronike, duke filluar që nga mospërdorimi i numrit shumës të tyre edhe kur emri është në numrin shumës, mospërshtatja e gjinisë së mbiemrin me gjininë e emrit, pastaj ngatërrimi i rasave të mbiemrit, sikurse ndodh edhe tek emri e të tjera shkelje. Për t’i parë këto shkelje të normës i kemi paraqitur ato me shembuj konkretë dhe jemi përpjekur ta tregojmë trajtën e duhur të tyre.

Për shembull, mosvënia e -ë-së te mbiemrat të cilët shumësin e formojnë me -ë:

Në këtë titull emrin e kemi në numrin shumës, prandaj edhe mbiemri duhet të shkruhet në shumës, ngaqë gjinia e mbiemrin përcaktohet nga gjinia e emrit: zyrtarët shtetërorë…

Mosshënimi i mbaresës së shumësit ndodh edhe te mbiemrat që shumësin e formojnë me -nj. Për shembull:

Në këtë titull mungon mbaresa -nj e shumësit të mbiemrit i ri, pra duhet të shkruhet: … dy planetë të rinj.

Pastaj kemi mospërshtatje të gjinisë së mbiemrit me gjininë e emrit.

Në këtë fjali kemi të shkruar gabimisht mbiemrin në gjini femërore, kurse emri është në gjini mashkullore. Mbiemri duhet të jetë në gjininë mashkullore ngaqë emrin e kemi në po këtë gjini: …të njëjtin aeroplan…

Përveç shkeljeve drejtshkrimore te numri dhe te gjinia e mbiemrit, kemi edhe ngatërrimin e trajtave dhe rasave të tij.

Në këtë rast kemi ngatërrimin e mbiemrit i varfër, i cili në trajtën e shquar bën i varfri, me emrin varfëri/a. Prandaj duhet të jetë: Tregu i sigurimeve, më i varfri në…

Pastaj, shkelje të shumta drejtshkrimore të mbiemrit, gjatë vjeljes së tyre, kemi hasur edhe te shkrimi i mbiemrave të përbërë. Në të shumtën e rasteve mbiemrat e përbërë që shkruhen njësh, i kemi gjetur të shkruar ndaras.

Ky mbiemër në këtë fjali shkruhet njësh jo ndaras: …agjendë dyvjeçare… Pastaj kemi mbiemrat e nyjshëm me temë ndajfoljore: i shpejtë, i drejtë, i lartë etj., të cilët shkruhen gabimisht, duke u ngatërruar me ndajfoljet shpejt, drejt, lart etj. Ja një shembull:

Në këtë titull kemi të shkruar gabimisht mbiemrin i shpejtë, pra duhet të shkruhet: …goli më i shpejtë…

Këto janë disa nga shkeljet më të shpeshta drejtshkrimore te mbiemrat, të cilat i kemi hasur gjatë vëzhgimeve tona, në mediet elektronike. Në shkrimin e ardhshëm do t’i paraqesim shkeljet drejtshkrimore te numërori.

Lumnije Morina / gazetaexpress.com

 


Publikimi i mëparshëm

Kur në Tetovë shënohej ditëlindja e Ismail Kadaresë

Publikimi i radhës

Servilizmi me fuqitë e mëdha e  shkatërron shtetësinë e Kosovës

Publikimi i radhës

Servilizmi me fuqitë e mëdha e  shkatërron shtetësinë e Kosovës

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!