Te mbiemrat kemi gjetur shumë shkelje të gabimeve gramatikore gjatë vëzhgimeve tona nëpër mediet elektronike, duke filluar që nga mospërdorimi i numrit shumës të tyre edhe kur emri është në numrin shumës, mospërshtatja e gjinisë së mbiemrin me gjininë e emrit, pastaj ngatërrimi i rasave të mbiemrit, sikurse ndodh edhe tek emri e të tjera shkelje. Për t’i parë këto shkelje të normës i kemi paraqitur ato me shembuj konkretë dhe jemi përpjekur ta tregojmë trajtën e duhur të tyre.
Për shembull, mosvënia e -ë-së te mbiemrat të cilët shumësin e formojnë me -ë:
Në këtë titull emrin e kemi në numrin shumës, prandaj edhe mbiemri duhet të shkruhet në shumës, ngaqë gjinia e mbiemrin përcaktohet nga gjinia e emrit: zyrtarët shtetërorë…
Mosshënimi i mbaresës së shumësit ndodh edhe te mbiemrat që shumësin e formojnë me -nj. Për shembull:
Në këtë titull mungon mbaresa -nj e shumësit të mbiemrit i ri, pra duhet të shkruhet: … dy planetë të rinj.
Pastaj kemi mospërshtatje të gjinisë së mbiemrit me gjininë e emrit.
Në këtë fjali kemi të shkruar gabimisht mbiemrin në gjini femërore, kurse emri është në gjini mashkullore. Mbiemri duhet të jetë në gjininë mashkullore ngaqë emrin e kemi në po këtë gjini: …të njëjtin aeroplan…
Përveç shkeljeve drejtshkrimore te numri dhe te gjinia e mbiemrit, kemi edhe ngatërrimin e trajtave dhe rasave të tij.
Në këtë rast kemi ngatërrimin e mbiemrit i varfër, i cili në trajtën e shquar bën i varfri, me emrin varfëri/a. Prandaj duhet të jetë: Tregu i sigurimeve, më i varfri në…
Pastaj, shkelje të shumta drejtshkrimore të mbiemrit, gjatë vjeljes së tyre, kemi hasur edhe te shkrimi i mbiemrave të përbërë. Në të shumtën e rasteve mbiemrat e përbërë që shkruhen njësh, i kemi gjetur të shkruar ndaras.
Ky mbiemër në këtë fjali shkruhet njësh jo ndaras: …agjendë dyvjeçare… Pastaj kemi mbiemrat e nyjshëm me temë ndajfoljore: i shpejtë, i drejtë, i lartë etj., të cilët shkruhen gabimisht, duke u ngatërruar me ndajfoljet shpejt, drejt, lart etj. Ja një shembull:
Në këtë titull kemi të shkruar gabimisht mbiemrin i shpejtë, pra duhet të shkruhet: …goli më i shpejtë…
Këto janë disa nga shkeljet më të shpeshta drejtshkrimore te mbiemrat, të cilat i kemi hasur gjatë vëzhgimeve tona, në mediet elektronike. Në shkrimin e ardhshëm do t’i paraqesim shkeljet drejtshkrimore te numërori.
Lumnije Morina / gazetaexpress.com