Komuna e Çairit, prej sot ka filluar aksionin për pajisjen e bibliotekave me fond të ri librash.
Përmes një statusi në facebook, kryetari i kësaj komune, Visar Ganiu, ka theksuar angazhimin e tij për pasurimin me libra të bibliotekave në shkollat fillore.
“Pasurojmë në vazhdimësi me libra bibliotekat e shkollave fillore. Nga dita e sotme filluam aksionin për pajisje të bibliotekave të shkollave fillore me fond të ri librash duke filluar me shkollat fillore “Hasan Prishtina” dhe “7 Marsi”. Drejtorëve Lulieta Qerimi dhe Hajdin Ramadani iu dhuruam nga 250 libra të reja në shërbim të nxënësve. Po ashtu, në shenjë respekti një komplet librash ia dhuruam edhe veprimtarit të arsimit dhe ish drejtorit të shkollës fillore “7 Marsi”, Halil Palloshi”, thuhet në njoftimin e kryetarit – Visar Ganiu.
Gjatë ditëve në vijim, aksioni pritet të shtrihet në mbarë territorin e Komunës së Çairit.