• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E premte, 9 Maj 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Kriminelët kërcënojnë sërish: Nëse kemi fat, do t’ua bëjmë sërish si në Reçak!

15/01/2020
| Aktuale, Kosovë

Sot kjo masakër shënon 21 vjet dhe po kujtohet e po bëhen homazhe nga figura të larta shtetërore të cilët kërkojnë drejtësi për viktimat e familjarët e tyre. Madje, Presidenti Hashim Thaçi pak më parë para mediave tha se ndërkombëtarët kanë bërë shumë pak sa i përket kësaj çështje të rëndë, pasi që serbët po vazhdojnë rrugën e Slobodan Milosevic. Se serbët nuk janë mbushur mend e se nuk e pranojnë këtë masakër, e vërtetojnë edhe disa komente në një video të publikuar në YouTube. Nacionalistët serb e kanë quajtur këtë masakër vetëm një trillim, madje duke thënë se kjo gënjeshtër ka dalur nga ish-Ambasadori i OSBE’së, William Walker.

Por, komenti më i rëndë në këtë video është ai i një personi i cili po kërcënon se do ta bënin sërish të njëjtën ndaj popullit të Kosovës. “Me pak fat, do t’ua bëjmë sërish të njëjtë. Këtë herë më të vërtetë’, ka shkruar një serb.

Ndryshe, mëngjesin e hershëm të 15 janarit 1999, fshati u zgjua i rrethuar nga forcat kriminale serbe.

Në vendin që aso kohe pak kush ia dinte emrin, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur. Trupat e të masakruarve janë varrosur pak metra më larg fshatit tek Kompleksi Memorial, ku valëvitet flamuri kombëtar.

Këtu është ngritur edhe statuja e William Walkerit, njeriu i cili për herë të parë masakrën e Reçakut e cilësoi krim kundër njerëzimit. /Metro


Publikimi i mëparshëm

“Në kufi bëheshin vrasje, në burgje tortura”, Helena Kadare rrëfen takimin sekret të Ismailit me djaloshin shkodran

Publikimi i radhës

Aidan Uajt: Liria e shprehjes nuk krahasohet me lirinë gazetareske

Publikimi i radhës

Aidan Uajt: Liria e shprehjes nuk krahasohet me lirinë gazetareske

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.