Liria e shprehjes u jep të drejtë njerëzve të tregojnë çka duan pa çfarëdo kufizime. Dhe nuk duhet të jenë përgjegjës, nuk është patjetër të kërkojnë falje kur do të gabojnë. Kjo është shprehje e lirë. Kjo është pjesë shumë e rëndësishme nga demokracia. Por, kjo nuk është gazetari, thotë Aidan Uajt, drejtor i Rrjetit të etikës gazetareske (EJN), të cilin e përbëjnë mbi 70 gazetarë, redaktorë, pronarë të mediumeve dhe grupeve për mbështetje të mediumeve nga tërë bota.
Ai thekson se liria e shprehjes është pjesë shumë e rëndësishme e demokracisë. Sipas tij, gazetaria nuk është liria e shprehjes, por paraqet liri të mediumeve që të shprehen lirshëm, por në një kornizë të vlerave, e cila quhet etikë e gazetarisë. “Gazetari duhet të përmbahet. Gazetarët nuk mund të lejojnë liri të shprehjes. Ata e formësojnë shprehjen e tyre në kuadër të etikës gazetareske”.
Uajt potencoi se etika gazetareske mund të përbëhet në pesë elemente kryesore: Saktësi (të lajmërohet pa shtrembërimin e fakteve), Pavarësi (gazetari të mos e bëjë punën e vet në emër të tjetër kujt dhe nuk guxoni të jeni zëdhënës i askujt, i grupeve të biznesit, korporatave, qeverive ose cilave do shoqata, veçanërisht grupe interesante), Paanshmëri ( gazetari duhet të shikojë nëse ka edhe anë të dytë të tregimit, sepse pothuajse çdoherë ka, ndonjëherë madje edhe më shumë se dy anë dhe është përgjegjës të shohë çka thonë dhe çka mendojnë palët tjera të tregimit), Njerëzi (gazetari duhet të jetë human, duhet të shikojë pasojat nga ajo që e publikon, duhet të dijë se fjalën që e përdor dhe fotografinë që e tregon mund të bëjë dëm, sepse puna e tij është t’i mbrojë njerëzit, pa përdorur gjuhë të urrejtjes, të tregojë fotografi të pahijshme dhe pa nevojë të tregojë skena të dhunës) dhe Përgjegjësi (gazetarët duhet t’i pranojnë gabimet kur do të bëhen, të kërkojnë falje dhe gjejnë ilaç për dënim që eventualisht është bërë).
Ai thekson edhe se gazetarët fillimisht duhet të jenë lojalë ndaj qytetarëve, sepse obligimi ndaj tyre është më i madh nga egoizmi profesional. Pikërisht për këto arsye, konsideron Uajt, ata që i bëjnë lajmet nuk guxojnë të pengohen në gërmimin e të vërtetës dhe tregimin e të vërtetës, madhe edhe me çmim të interesave financiare të pronarëve. koha.mk