Ky që shihet në anën e dhjathtë të fotografisë është Agron Loxha, i ramë n’Londër në vitin 1963 kur shumica dërmuese e shqiptarëve nuk kanë dijtë se ku gjindet ky qytet as në hartë. Ky në mes, pra unë, këtë shehër e shkeli që nga viti 1985. Xhaferi, ky tipi në të majtë, ka ardhë vonë. Unë dhe Agroni e kemi qu n’shkollë deri kur e ka kry edhe PhD dhe ai na e di për faleminerë dhe për këtë arsye rrijmë shpesh bashkë.
Agron Loxha ka qenë stacioni i parë për neve, një numri të vogël, që kemi ardhë pas tij në këtë vend. Shtëpia e tij ka qenë shtëpia jonë. Me bukë të tij kemi kemi dalë me lypë punë. Në shtëpinë e Agronit dhe me ndihmën e tij janë organizuar demonstratat e para të shqiptarëve, punë e cila nuk ka qenë e lehtë. Në shtëpinë e tij kanë zatetë edhe politikanët dhe diplomatët e parë të Shqipërisë dhe Kosovës. Agroni i ka organizuar takimet e para zyrtare të këtyre politikanëve e diplomatëve me zyrtarët britanikë. Agroni i ka kryer vet punët për hapjen e ambasadës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Nganjë herë i kam ndihmuar edhe unë. Por, pa Agronin, jeta e jonë në Londër do të ishte shumë e vështirë.
Nuk keni ide sa njerëz kanë ardhë në shtëpinë e Agronit dhe dikur edhe në timen. Me siguri me qindra. I kemi mbajtë n’shpi e i kemi ushqy. I kemi mësu qyshë me folë e qyshë me ecë. Përdore i kemi qitë n’shehër me i mësu qyshë me hypë n’autobus e në metro e mos me hupë se Londra shehër i madh e u tutshin. Ju kemi gjetë edhe punë. Dhe, a e dini çka? Shumica e tyre sot më nuk na flasin dhe ikin që të mos na takojnë. E mbajnë vetin për snoba që i gërditin dhe lordët ma tradicional anglezë. Qështu ish puna kur katunari po bojke sheherli. Dëshiron ta fshehë të kaluarën e cila dëshmon se kush është ai.
Burimi: https: //www.facebook.com/photo.php?bid=10158119774194047&set=a.331195279046&type=3&theater